STOP-EMISIONI 78(SEZONI 6) 23 Dhjetor 2020-Burrel/ aksident ne pune, mjeket nuk i japin kempin qe i takon.

Udhëtuam drejt Burrelit për problemin e qytetarit Edison Lela me spitalin rajonal. Edisoni ka bërë një aksident në punë dhe ka dëmtuar rëndë dorën e majtë. Pasi ka marrë raportet nga ushtaraku, Edisoni nuk komisionohet nga spitali rajonal. Arsyeja nuk i shpjegohet.Ne shkuam pranë spitalit, për të takuar mjekët e komisionit dhe doktori Araniti, kirurgu shprehet, se sipas tij Edisioni duhet ta marrë raportin e komisionit. Po kështu doktoreshë Zana, dermatologe, thotë, se edhe sipas saj i takon.Është shefi i spitalit dhe kryetari i komisionit,ORL Behar Sina, që i ka thënë “jo” raportit të Edison Lelës.Pas sorollatjeve në spitalin e Burrelit,ne u konsultuam me mjekun ortoped traumator Dion Riza, i cili shpjegoi, se diagnoza e Edisonit rrezikon deri në invaliditet dhe duhet të trajtohet nga spitali rajonal të paktën 6 muaj.

Shkolla Lek Qoka në Cërrnicë Tropojë është në gjendje të mjerueshme, sa vështirë se mund të quhet shkollë. Në Urën Vajgurore një qytetar ka filmuar peshq të ngordhur. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi ndalur sot në aeroportin Nënë Tereza, pasi denoncimi i rradhës na vjen nga Italia. Dallëndyshe Ndoci ka drejtuar në Stop shqetësimin e dy prindërve të saj të moshuar, të cilët kanë udhëtuar nga Bolonja drejt Tiranës.Por kur kanë shkuar në shtëpi,në fshatrat e Lezhës, kanë kuptuar, se ilacet nuk ishin në valixhe. Dallëndyshja tregon, se medikamentet e prindërve kishin një vlerë prej 1500 eurosh, pasi prindërit do t’i kishin për 8 muaj. Sipas saj, ishte hapur edhe një valixhe tjetër, por aty nuk kishin marrë gjë, pasi nuk kishte sende me vlerë. Gjithcka u është thënë, është që të bëjnë një kallëzim në komisariatin e Rinasit, por ata janë shumë të sëmurë dhe nuk e zgjidhin dot këtë situatë.

Të Fundit