Stop -EMISIONI 75 (SEZONI 4) 13 dhjetor 2018 Diplomen te “Vitrina”, masterin te shteterori, por nuk i njihen studimet!

Diplomen te “Vitrina”, masterin te shteterori, por nuk i njihen studimet!

Ministrja Nikolla u shpreh sot në parlament, se një ndër arritjet në fushën e arsimit, është mbyllja e 22 kiskave, sic u shpreh ajo.Por problemi duket më i thellë se kaq.Etleva Cezma tregon në “Stop”, se ka përfunduar studimet 3 vjecare për cikël të ulët në Universitetin “Vitrina” në vitet 2010-2013 dhe më pas ka vijuar masterin shkencor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.Por Etlevës nuk i njohin diplomën nga DAR Kamëz e sot rezulton me gjimnaz e master.Shefi i burimeve njerëzore Sulejman Kita, thotë, se njohja e diplomës është kompetencë e ministrisë.Ndërsa në ministri thonë, që diploma nuk njihet dhe për vijimin e studimeve në Universitetin Publik, përgjegjësi mban vetë Universiteti.Në këtë mënyrë, të gjitha insitucionet bëjnë ping-pong dhe problemit të Etlevës, nuk i jep askush as zgjidhje dhe as përgjigje.

Proteste dhe parlament, 8 deputete opozitare “shpetojne” mandatin!

Pasditen e djeshme u publikua lajmi, se shqiptarët janë renditur të katërtët në botë, për lënien e vendit. Por ditën e djeshme kryeministri Rama nuk i mblodhi “fakirët”, që u zgjidh hallet, në takimin e së mërkurës të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.Qeveria duket se nuk ka para për përgjysmimin e tarifave të studentëve, pasi vec të tjerave i duhet të paguajë edhe shkollimin e Endri Fugës në Londër. Protesta e studentëve vijoi edhe sot, por këtë herë u zhvendos para parlamentit. Një nga rezultatet e prekshme, që ajo prodhoi, ishte “shpëtimi” i mandatit të 8 deputetëve të opozitës, të cilët zunë vend sot në sallën e parlamentit. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit, se protesta e deputetëve i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë.

Ballsh, mesuesja rrezikon pushimin, nuk gjendet diploma e universitetit!

Arsimtarja Nezike Merkaj Goxhaj,nga Ballshi tregon në “Stop” , se ka përfunduar studimet për cikël të ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në vitin 1986. Ajo ka punuar si mësuesë për 33 vjet. Por së fundi i vjen njoftim nga drejtoresha e shkollës “Ismail Klosi”, Lindita Ymeri, se për 3 ditë duhet të sorëzojë diplomën ose pushohet nga puna.Në Universitet i thonë, që është në rregull, por dokumentat origjinale janë asgjësuar për rifreskim.Gazetarja e “Stop” merr kontakt me drejtoreshën e shkollës dhe ZA Mallakastër dhe merr premtimin, se mësuesja Nezike Merkaj Goxhaj, do të mbahet në punë derisa të zgjidhë në rrugë ligjore, problemin me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Të Fundit