STOP – EMISIONI 70 (SEZONI 2)

Borxhet e Albpetrolit bllokojnë pensionin ushqimor të fëmijëve?!
Alma Begaj, një nënë e divorcuar nga Fieri, që nga viti 2010 ka fëmijët në kujdestari, ndërsa ish-bashkëshorti duhet të paguajë pension ushqimor.Prej vitesh ai nuk punonte, por kur hyri në punë, duhet të paguante dhe detyrimin për fëmijët.Në muajin prill, Alma tregon, se kjo e ardhur iu ndërpre. “Stop” iu drejtua financës së Albetrolit, ku punon babai i fëmijëve të Alma Begajt. Në zyrat e financës pretendojnë, se listë-pagesat kanë shkuar në një bankë të nivelit të dytë, por për shkak të borxheve të kompanisë, mund të jenë bllokuar aty…

Absurdi i drejtësisë, gjykohet viktima, të lirë agresorët.
“Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Lacit, aty ku në 3 dhjetor 2015 Maringlen Stojani mbeti i plagosur në një pikë servisi.Ai u godit me mjete të forta, por edhe me pistoletë në njërën këmbë.E cuan në spital pa ndjenja dhe në kushte të rënduara e morën në pyetje. Maringlenit iu vu masa “arrest shtëpie”, ndërsa 3 personat ,që e plagosën, u lanë të lirë. Për “Stop” Maringlen Stojani tregon, se ditën e parë ka qenë i pamundur të dëshmojë dhe nuk e ka idenë, se cfarë kanë shkruar oficerët e policisë gjyqësore. Ndrësa kur ai ka deklaruar gjithcka, kjo nuk është marrë parasysh.Pas seancave gjyqësorë maratonë, ku paraqitet vetëm Maringleni, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, ndrësa agresorët po përballen vetëm me akuzën e armëmbajtjes pa leje?!

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit, aty ku në 3 dhjetor 2015 Markeljan Stojani mbeti i plagosur në një pikë servisi. Ai u godit me mjete të forta, por edhe me pistoletë në njërën këmbë. Ai nuk e mban mend se kush e ka dërguar në spital, por di vetëm që pas dy ditësh kushte të rënduara policia e ka marrë në pyetje dhe më pas e ka dërguar në burg. Pasi doli nga burgu atij iu vu masa “arrest shtëpie”, ndërsa 3 personat, që e plagosën u lanë të lirë. Për “Stop” Markeljan Stojani tregon, se ditën e parë ka qenë i pamundur të dëshmojë dhe nuk e ka idenë, se çfarë kanë shkruar oficerët e policisë gjyqësore. Ndërsa kur ai ka deklaruar gjithçka, kjo nuk është marrë parasysh. Pas seancave gjyqësorë maratonë, ku paraqitet vetëm Markeljan, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa po vetëm njëri nga agresorët po përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dy të tjerët janë hequr nga hetimet?!

Markeljan  Stojani : Mbrëmjen e 3 dhjetori duke kaluar pranë servisit u afrua një makinë “Audi”ngjyrë gri me targa NA 908 FF, zbresin tre persona Ervisjon Lleshaj që ishte me armë në dorë, vëllai i tij Elson Lleshaj dhe djali i xhaxhait të tij më dru në dorë, ku me godisnin dy persona me levë dhe dru dhe Ervisjon gjuan me armë zjarri dhe më pas jam shtrirë në tokë nuk mbaj mend asnjë gjë.

Gazetarja: Kush të dërgoi në spitalin e Tiranës?
Marigleni : Në letra thuhet se më çoi Hasan Derica.

Gazetarja: Mban mend gjë ti, të të ketë dërguar ky zotëria?
Markeljani: Nuk mbaj mend asnjë gjë.

Markeljani u plagos tek gjuri, por ccfarë ndodhi më pas. Në momentin që Markeljani ishte në gjendje kome dhe i shtruar tek Spitali Ushtarak, pas dy ditësh shkon policia në spital dhe kur e pyet ai thotë nuk mbaj mend. Menjëherë pas kësaj, policia dhe Prokuroria e Laccit e padit për moskallëzim krimi.

Gazetarja: Ka një kallëzim ndaj teje për moskallëzim krimi? Është e vërtetë që ti nuk e ke kallëzuar krimin?
Markeljani: Nuk është e vërtetë pasi unë nuk kam qenë në gjendje të flas, ata më kanë marrë ne pyetje në spital dhe më pas më kanë çuar në burg. Unë kam dalë nga burgu në fund të dhjetorit, pas tre muajsh më kanë marrë në pyetje përsëri dhe kam thënë të njëjtën gjë deklaratë. Ekspertiza ligjore e ka nxjerrë plagosje të lehtë, 9 ditorshe, ndërkohë që unë jam akoma me hekura në këmbë.

Gazetarja: Ti ke që dhjetor të 2015 dhe deri më sot që jemi në shtator të 2016 të kanë marrë në pyetje? Çfarë është bërë?
Markeljani: Pas tre muajsh e kam thënë deklaratë time.

Gazetarja: Çfarë është bërë me këta persona?
Markeljani: Vetë Ervisjoni është në kërkim, ndërsa Elsoni dhe Ervini nuk janë të përfshirë. Prokuroria ka hequr ata të dy nga hetim dhe ka shpallur në kërkim vetëm Ervisjonin dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. Unë jam i dëmtuar dhe po vuaj arrest shtëpie. Unë kërkoj drejtësi.

Në muajin tetor Markeljani i hiqet masa “arrest shtëpie”, por ai ka një problem tjetër, sepse Prokurori Arben Nika, e akuzon Ervisjon Lleshin  rëndon vetëm masa e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që duhet të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Gazetarja: Si është gjendja jote pas një viti?
Markeljani: Jam akoma me hekura, dhe këmba më dhemb akoma shumë.

Gazetarja së bashku me Markeljanin ka udhëtuar drejt spitalit ku kanë pyetur doktorin se  në çfarë gjendje është gjendja e këmbës së tij, pasi ekspertët e kanë cilësuar vetëm plagosje e lehtë, dhe ka nevojë vetëm për 9 ditë që të shërohet. Ndërkohë që mjeku në spitalin e Kurbinit edhe pas një viti shprehet se ai ka ende nevojë për kurim, paso plaga ka rrjedhje pasi nuk është mbyllur akoma nga plagosja më armë zjarri.

Identiteti i vjedhur dhe Bovilla e shndërruar në kënetë.
Në shtator të vitit 2010 shtetasja nga Ukraina Yullya Stolbova, tentoi të kalonte kufirin e Hanit të Hotit ilegalisht me identitetin e shtetases shqiptare, Emiranda Gjoka.Kjo e fundit tregon, sesi policia e Shijakut e ka njoftuar për vjedhjen e identitetit dhe e ka marrë në pyetje.Por qysh atëherë, asgjë nuk është bërë. Prej 6 vjetësh, Emiranda as nuk aplikon dot për punë dhe as e kalon dot kufirin e Shqipërisë. Një tjetër cështje e ngritur në këtë pjesë të programit, është gjendja e Bovillës. Pamjet nga diga e rezervuarit tregojnë bagëti, që kullosin dhe enë plastike. Ndërsa mjeti, që pastron sipërfaqjet e ndotura, ende nuk është vënë në punë…

Të Fundit