STOP – EMISIONI 69 (SEZONI 4) 06 dhjetor 2018 Ankesat për OSHEE-në, Stop zgjidh problemet e qytetarëve! – Stop
STOP, Të Gjitha

STOP – EMISIONI 69 (SEZONI 4) 06 dhjetor 2018 Ankesat për OSHEE-në, Stop zgjidh problemet e qytetarëve!


Ardian Lleshi nga Lezha ankohet në “Stop”, se para pak kohësh i erdhi një faturë energjie me shumën mbi 800 mijë lekë të vjetra.Ardiani konstatoi, se libreza ka numër tjetër dhe sahati tjetër. Gazetarja e “Stop” u drejtua në degën e OSHEE Lezhë dhe takoi drejtorin Luan Rosaj, i cili premtoi, se ky problem është i zgjidhur.Rosja tha, se Ardian Lleshi nuk do të paguajë për mbifaturimin.Të njejtin problem ka edhe Mete Xhunga në Laprakë.Ajo pretendon, se është mbifaturuar, pasi në shtëpi nuk ka pajisje elektrike e përdor vetëm ndricim.Edhe për këtë rast, gazetarja e “Stop” mori kontakt me drejtorin e OSHEE dhe përgjigja ishte, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, për të cilin, zonja Mete Xhunga nuk do të paguajë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *