Stop -EMISIONI 67 (SEZONI 5) 3 dhjetor 2019- Mamurras/ I dhuron qytetit autoambulance, por prefekti e fyen dhe e refuzon. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 67 (SEZONI 5) 3 dhjetor 2019- Mamurras/ I dhuron qytetit autoambulance, por prefekti e fyen dhe e refuzon.


Rama është nisur për në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Natos. Para nisjes, Rama i përqafoi të gjithë, e tha, se nuk duhet të bëhen merak, pasi ai do të jetë në kontakt me situatën. Gjithë këto ditë Rama është shfaqur nëpër ekrane, duke puthur e përqafuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mamurrasi, ishte një prej qyteteve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi me dhjetra banesa rezultuan të pabanueshme, ndërsa 70 banorë janë strehuar në cadra.Ramiz Vokshi tregon, se prej 8 vitesh jeton në Kanada dhe para pak kohësh ka humbur gjysmën e familjes një aksident automobilistik. Ai thotë, se e ka përjetuar një “tërmet” në jetë ndaj bashkë me familjarët, Asim dhe Blerta Vokshi, ka blerë për qyetarët e Mamurrasit një autoambulancë dhuratë.Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Mamurras, Anila Lleshi,e falenderoi Ramizin, të cilit i dhuruan lule dhe një certifikatë në shenjë mirënjohjeje.Por ky kontribut nuk është pritur mirë nga Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili i ka shkuar një mesazh Ramizit, ku thotë, se autoambulanca është dhuratë e Qeverisë Kanadeze për popullin shqiptar, e jo për taksi, ndaj duhet t’i cohej atij e jo Qendrës Shëndetësore.I prekur dhe i keqardhur Ramiz Vokshi tregon cekun e blerjes së kësaj pajisjeje dhe gjithë dokumentacionin shoqërues.

Qytetari Ilir Ibrahimi tregon, se në 29 nëntor, rreth orës 8 të mëngjezit ka gjetur një qen pastor gjerman 200 metra larg hotelit Miramare. Në qafën e qenit shkruhet “policia”.Iliri ia dorëzon gazetares së emisionit “Stop” qenin e humbur dhe ne e sjellim në studio, për ta vënë në dispozicion të institucioneve.

Stop është ndalur pranë qendrës Egi Center në Unazë të re, e cila po strehon të dëmtuar nga tërmeti, numri i të cilëve po rritet dita-ditës.Flamur Dajci, pronari i ndërtesës, i cili ka marrë nismën e strehimit për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.Ai thotë, se e ka marrë këtë nismë me të gjitha shpenzimet, ujë, drita etj.Por aty ka shumë të sëmurë dhe i duhet të paktën një mjek për cdo urgjencë. Një ditë më parë kishte vajtur një staf mjekësor prej 4 specialistësh, së bashku me një punonjëse të Ministrisë dhe i kishin thënë, se qendra ka nevojë për vëzhgim 24 orë, megjithëse i ka kushtet shumë të mira. Ditën tjetër ky staf ishte larguar.”Stop” interesohet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku i thonë, se duhet që më parë qendra të certifikohet nga bashkia. Por edhe pse kjo i
ndodhi, pas këmbënguljes së gazetares, sot stafi mjekësor është rikthyer në shërbim të qindra banorëve të sistemuar privatisht në Egi Centër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *