STOP-EMISIONI 65(Sezoni 7) 3 Dhjetor 2021-Mamurras/ Punonjesja e postes u vjedh dy muaj pension te moshuarve

Jemi ndalur këtë herë në Mamurras. Ndue Grimci dhe bashkëshortja janë të dy pensionistë dhe kur janë paraqitur në filialin e postës në Mamurras për të marrë pensionin, u kanë thënë, se nuk mund të tërheqin 6 muaj, pasi 2 muaj për secilin, janë tërhequr nga një punonjesë, që ka qenë për pak kohë në këtë filial. Gjithë shuma e munguar është rreth 1 milionë lekë të vjetra.Shkojmë te filiali i postës në Mamurras, ke gjetëm vetëm postierin, pasi sportelistët ishin thirrur, sipas tij, në Lac. Takojmë drejtorin e postës në Lac, i cili shprehet, se paratë janë në sistem, por punonjësit nuk e kanë parë mirë, edhe për shkak të internetit të dobët.Drejtori premton, se paratë e pensionistëve Grimci do të jepen menjëherë.Ne u rikthyem në postën e Mamurrasit dhe punonjësit thanë, se 2 muaj pension për secilin nga bashkëshortët, janë marrë nga një ish-punonjëse, e cila po hetohet nga prokuroria dhe është larguar në Itali.Por ndërsa z. Grimci merr pensionin, një tjetër zonjë tregon, se kishte të njejtin problem: i kishin humbur 2 muaj pension.

Linda Morina i ka kushtuar një këngë Lulzim Bashës. Liam është një foshnjë 6 muajsh, që sipas të ëmës, që e ka filmuar, nuk argëtohet me filma me kartona, por me emisionin “Stop”. Po kështu një vajzë e vogël, e cila jeton në SHBA, kacavirret në televizor, teksa ndjek emisionin “Stop”.

Të Fundit