STOP – EMISIONI 64 (SEZONI 3)

Përmbytjet, sipas qytetarëve dhe gazetarëve.
Që nga dita e djeshme, shumë zona të vendit janë nën pushtetin e ujit. “Stop” sjell disa nga videot e qytetarëve, që tregojnë situatën e pazakontë të emergjencës.Ndërkohë disa nga gazetarët e emisionit, kanë sjellë dëshmi të qytetarëve, që u bllokuan ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës dhe dëmet me makinat, që thuajse kanë dalë jashtë përdorimit.Nga ana tjetër, kur Shqipëria përmbytej, “kokat e kombit” dje në parlament, u përfshinë në replika të gjata e të pakuptimta.

Ura e Zallherrit si tra ekuilibri, ura e re ka nisur ndërtimin në vitin 2004.
Në muajin shtator “Stop” pa nga afër situatën e urës së Zallherrit, e cila edhe në kohë të mirë, rrezikonte shembjen dhe jetën e banorëve e fëmijëve. Sot, me shirat e këtyre dy ditëve, banorët thonë, se janë përmbytur dhe janë krejtësisht të bllokuar dhe 30 familje janë evakuuar.Kryetari i fshatit Ramiz Xhepa thotë, se ka informuar më parë për situatën, por asnjë masë nuk është marrë.Administratori i njësisë Zallherr shpjegon, se janë bërë matjet dhe ura do të riparohet. Si për ironi, pak metra nga ura ekzituese, janë hedhur këmbët e një ure të re, që në vitin 2004, por ajo pret trupin e kokën…?!

“Ande Lm” dhe skema mashtruese e Makashit, qytetarët kërkojnë paratë.
“Stop” sjell edhe njëherë në vëmendje rastin e agjensisë së punësimit “Ande LM”, që mashtroi rreth 300 qytetarë, të cilëve u mori para, në këmbim të punësimit me kontrata të rregullta në Kanada.Pasi skema në fjalë rezultoi mashtruese, Luli Makashi dhe vajza e saj, u hetuan dhe prokuroria kërkoi për të dyja 18 vjet heqje lirie. Por, ajo që ka ndodhur, është se nuk janë gjurmuar paratë e zonjës Makashi, që mori me anë të mashtrimit, dhe sot “viktimat” e saj kërkojnë shumat e humbura.

Të Fundit