STOP – EMISIONI 60 (SEZONI 4) 23 nëntor 2018 Ballsh, iken mesuesi i muzikes, vjen i historise, nuk njeh notat muzikore! – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 60 (SEZONI 4) 23 nëntor 2018 Ballsh, iken mesuesi i muzikes, vjen i historise, nuk njeh notat muzikore!

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama foli për një prej arritjeve të qeverisë së tij, gjatë një vizite në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Sipas Ramës, nuk ka më mësues jashtë profilit në shkollat tona.Por rasti që sjellim sot, tregon të kundërtën. Sokol Nazeraj nga Ballshi ka dhënë prej 17 vjetësh lëndën e muzikës dhe vizatimit.Por Sokolin e nxorrën me kontratë e më pas u përball me një sëmundje. Kur provoi të rikthehej në punë, i treguan portalin.Ndërsa priste të fillonte sërish procesin mësimor në shkollën “Ramiz Aranitasi”, kjo jo vetëm nuk ndodhi, por në vend të tij u punësua Eduard Elmazaj. Ky i fundit ka mbaruar studimet për histori-gjeografi dhe nuk njeh as notat muzikore.Gazetarja e emisionit kontaktoi me drejtoreshën e shkollës, vetë mësuesin e ri të muzikës, Zyrën Arsimore Mallakastër dhe drejtorinë rajonale të Arsimit në Fier.Por vetëm drejtuesja rajonale e arsimit Fier, Yllka Beci,e quajti të padrejtë atë, që ka ndodhur, duke kërkuar, që ZA Mallakastër të mbajë përgjegjësi.

Shembulli Gruevksi, si mund te arratisen pushtetaret tane?

Pak ditë më parë, në mediat e shumë vendeve, mori dhenë lajmi, se ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ishte arratisur nga vendi, për t’i shpëtuar dënimit me burg në vendin e tij. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët shqiptarë, duke i pyetur, a ka gjasa që të arratisen edhe politikanët e pushtetarët tanë, në momentin, kur do të duhet të përballen me drejtësinë.

Balfin Grup, Fundjava e Stop bejne me shtepi te re familjen Ismaili!

Në fund të shtatorit emisioni Stop trajtoi një rast varfërie në familjen e Ismal Shimës në Kashar. Fëmijët e tij nuk kishin as bukë të mbushnin barkun, ndërsa tregonin, se as shokët në shkollë nuk u afroheshin.Në më pak se dy muaj familja Ismaili është bërë me shtëpi të re, falë kontributit të “Balfin Grup” dhe presidentit të kësaj kompanie Samir Mane. Ky i fundit bashkë me presidentin e “Fundjavë ndryshe” Arbër Hajdari dhe drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj ishin sot në shtëpinë e re dhe ndanë gëzimin me familjen Ismaili.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *