STOP-EMISIONI 59(Sezoni 8) 24 Nentor 2022-Banoret perplasen me ndertuesen, qe shiti tre here banesat e tyre. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 59(Sezoni 8) 24 Nentor 2022-Banoret perplasen me ndertuesen, qe shiti tre here banesat e tyre.

Në vitin 2019 Stop ka publikuar rastin e Luan Nikollarit, i cili denonconte ndërtuesen Drita Daci, për shitje dy herë të apartamentit, që e kishte blerë me kredi në vitin 2015. Cifti Nikollari ka ndërruar jetë, por ndërtuesja Daci vijon të shkaktojë probleme pa i hyrë gjemb në këmbë. Banorët e dy pallateve të ndërtuar nga Drita Daci denoncojnë këtë të fundit, pasi ajo ka braktisur objektet dhe banorët janë detyruar, të të zgjidhin bashkë energjinë, ujin, ashensorin dhe hipotekën e apartamenteve.Më në fund, në 2021-shin, këto dy objekte u legalizuan me kërkesën e banorëve dhe me shpenzimet e tyre. Në një ceremoni pompoze certifikatat u dhanë nga kreu i Kadastrës Artan Lame.

Por legalizimet u anuluan, pasi Drita Daci bëri një denoncim në Spak me pretendimin, se banori, që u mor me legalizimin, ka marrë para.Banorët e penalizuar nga abuzimi dhe pandëshkueshmëria, përballen me ndërtuesen problematike, duke ia numëruar në fytyrë të gjitha problemet.

Sot është dita e thanxgiving, ose festa e falenderimeve. Simboli i tryezës së festës në SHBA, ku kjo ditë ka traditën e saj, është gjeli i detit.Ndërsa në Shqipëri, kjo e enjte, si zakonisht u karakterizua nga “lufta e gjelave” në sallën e parlamentit. Shumica dhe opozita u përlasën për debatin e projektit të ri të Portit të Durrësit.

“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi shfrytëzuan postet për hakmarrje personale ndaj avokatit Arben Llangozi.Këtij të fundit, mungesa e profesionalizmit nga cifti Kasaj-Dashaj, dhe sjellja si në pronë të babait, i kushtuan avokatit pezullimin e licensës për 7 muaj.Kreu i shoqatës së avokatëve penalistë Saimir Visha dhe ish prokurori i përgjithshëm Genc Gjokutaj analizojnë situatën, duke folur për abuzim nga ana e zyrtarëve të drejtësisë.Madje ky i fundit thotë, se ky rast është aq unik, sa duhet të studiohet në fakultetin e drejtësisë.Avokati Llangozi ka bërë dhe një ankesë në ILD për gjyqtaren Suela Dashi, por prej 7 muajsh nuk ka përgjigje. Eugen Beci, ish-prokuror, thotë, se ILD i ka instrumentat ta verifikojë këtë rast dhe të marrë masa administrative deri në heqje të ushtrimit të profesionit për Suela Dashin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *