STOP-EMISIONI 59(Sezoni 7) 25 Nëntor 2021- Mali me dosje i Julian Cafkes, prokurori pushon ose zvarrit hetimet. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 59(Sezoni 7) 25 Nëntor 2021- Mali me dosje i Julian Cafkes, prokurori pushon ose zvarrit hetimet.

“Stop” tregon sot shumë raste, dosjet e të cilave, flenë prej vitesh në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Gjirokastrës Julian Cafka.Kohë më parë kemi publikuar aferë korruptive në bashkinë e Gjirokastrës për një kontratë për tregun industrial.Aferën e ish-kryebashkiakes Samira Rama e hetoi Julian Cafka, i cili në mënyrë të pakuptueshme kërkoi pushimin e cështjes. Në vitin 2019 publikuam rastin e një gjimazi në Libohovë, ku një nxënës ishte kaluar në 2 semestra, duke qenë në Francë.Cështja u hetua nga Julian Cafka dhe akoma sot nuk ka një vendim.Rasti tjetër është ai i biznesmenit nga Gjirokastra Herem Kërpaci, i cili u plagos dhe u tentua t’i merrej djali peng në vitin 2017. Deri më sot prokurori Cafka nuk e ka zbardhur këtë cështje.

Ditën e djeshme u mbajt në Ministrinë e Brendshme një takim me donatorët e huaj. Për këtë synim është krijuar së fundi dhe një agjensi e posacme, në krye të së cilës është zgjedhur ish-ministri i shëndetsisë Ilir Beqaj.Gjatë kohës, që mori fjalën zoti Beqaj, ambasadorja amerikane Juri Kim u largua në mënyrë demonstrative. Pas transmetimit në “Stop” për borxhin e padeklaruar 50 mijë euro nga prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj, OPGJ ka marrë nga emisioni “Stop”dokumentat dhe provat, për të nisur hetimin për këtë rast.

Prokurori Julian Cafka mban peng një automjet pa asnjë shkak. Në “ Stop” ka denoncuar pronari i automjetit Klaudio Karagjozi, i cili ka treguar, se është ndaluar nga policia në 8 shkurt 2020 dhe më pas është lënë i lirë.

Por po bëhen dy vjet, që qytetari nuk merr dot automjetin e tij, të cilin e ka jetik, pasi me të con nënën në Tiranë për kemioterapi.Së fundi është shtetasi Rahman Boci, i cili denoncon se prokurori Julian Cafka ka mbajtur 5 vjet një cështje të tij.Pas “bëmave” të Julian Cafkës, sjellim në vëmendje një tjetër rast skandaloz të transmetuar në 8 mars 2021. Në 2 janar 2019, 34 vjecari Gazment Muca, në gjendje të dehur, vrau me thikë gruan 31 vjec dhe kunatën 18 vjec, pas një debati banal, ku bashkëshortja po i kërkonte të shkonte tek prindërit e saj.E gjithë tragjedia u konsumua në sy të dy fëmijëve të vegjël.Gjyqi për këtë cështje vetëm shtyhet, dhe pas 5 shtyrjeve, seanca e radhës është caktuar në 2 dhjetor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *