STOP-EMISIONI 57(SEZONI 6) 24 Nëntor 2020-Vore/ bashkia e grryer nga korrupsioni ndërron tre kryetarë brënda vitit.

“Stop” skanon, se cfarë ka ndodhur me bashkinë e Vorës dhe pse u ndërruan 3 kryetarë në këtë bashki për cështje interesash të ngushta.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, PS mori pas 16 vjetësh Bashkinë e Vorës me kandidaturën e Agim Kajmakut.Por ky i fundit u eleminua nga lufta brenda llojit e duke përdorur klecka të ligjit të dekriminalizimit.Pas spostimit të Kajmakut, drejtimin e bashkisë e marrin dy nënkryetarët Hekuran Brahimaj dhe Loreta Omeri dhe pak muaj më vonë, Brahimaj shpallet kryetar i bashkisë Vorë.Ky I fundit me marrjen e detyrës krijoi shumë probleme me biznesin e zonës dhe rivlerësimin e taksave.Këtij skandali iu shtua edhe ai i menaxhimit të situatës së tërmetit, me ndarjen e ndihmave, bonusit të qirasë dhe ndërtesave të dëmtuara.

Persona, që jetojnë jashtë Shqipërisë figurojnë në listat e përfituesve të qirasë, si të dëmtuar nga tërmeti dhe objekte të dëmtuar pak, janë paguar sikur si të shkatërruara totalisht.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha, se nuk ka marrë urime nga bashkëshorti Ilir Meta, për votimin në krye të partisë. Por Kryemadhi tha, se Meta u lumturua shumë, që zonja e tij vuri maskën mbrojtëse gjatë procesit të votimit. Në fakt kjo lumturi e presidentit vjen pas disa gjobave, që familja e tyre ka marrë për mospërdorim të maskës anti covid.

“Stop” tregon me fakte dy raste abuzimi me pasojat e tërmetit të vitit të kaluar në Vorë.Rasti i parë me pallatin nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar, edhe pse nuk ishte i tillë. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me gllabërimin e 250 m2 truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, edhe pse ky i fundit disponon të gjithë dokumentacionin.Në gjithë këtë rrëmujë, posti I kryetarit të bashkisë i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuca, sapo mori postin, nisi të ndërtoje objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.Vec kësaj, stafi i firmës private të Karamucës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.

Të Fundit