STOP-EMISIONI 4(Sezoni 8) 8 Shtator 2022-Velipoje, vjen me skaf nga Amerika, policia e dhunon dhe e gjobit.

Fabjan Dodaj, një shqiptar, i cili jeton në Amerikë, prej më shumë se 20 vjetësh, vendosi të pushojë këtë verë në Velipojë. Në 11 gusht kishte dalë me familjen me skaf në det. E ndalon policia dhe i kërkon dokumentat Fabjani tregohet i gatshëm t’ia japë. Familjarët po filmonin me telefon, ndaj punonjësit e policisë e thërrasin në skafin e tyre dhe largohen bashkë me të, duke lënë familjarë e të afërm pa dikë, që të dinte të manovronte mjetin lundrues.

Më pas efektivët e policisë kthehen dhe firmosin procesverbalin, sikur Fabjani kishte refuzuar t’u jepte dokumentat.Por ai disponon videon, që tregon, se nuk kishte bërë asnjë rezistencë.Shefi i stacionit të policisë Gëzim Mlloja pranon, se dokumentacioni i Fabjan Dodajt ishte i rregullt, por ai nuk pranoi të shihte videot.

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku prezantuan sot masat e kursimit të energjisë elektrike. Në një dalje televizive, ministrja e turizmit Mirela Kumbaro u shpreh, se gjatë sezonit veror, kishte dalë e maskuar, për të inspektuar problemet e plazheve. Nuk kanë munguar komentet plot humor. Një qytetar shkroi, se kishte dyshuar shpesh, se personi, që piqte misra, ishte në të vërtetë Mirela Kumbaro.

Para dy ditësh transmetuam rastin e një familjeje me mundësi të pakta ekonomike nga Shqipëria e mesme. Familja, e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjec, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë.Babai i vajzës tregoi, se një i moshuar i zonës, i ngacmonte vajzën e vogël 10 vjecare. Vetë e mitura tha, se 77 vjecari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur.Madje në një rast, burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por ajo i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur.Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Prokurorja e cështjes Miranda Bushi, nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e dosjes, duke thënë, se nuk ka prova.Pas transmetimit tonë, policia ka reaguar, duke deklaruar, se ka nisur procedimin penal për shtetasin H.D dhe ia ka kaluar materialet prokurorisë që në datë 20 qershor.Nga ana tjetër, familja ka ndërruar lagje dhe bashkia e Tiranës, do ta ndihmojë të sistemohet.

Joana Filo, punonjëse për mbrojtjen e fëmijëve, shprehet, se është ngritur një grup pune për të asistuar vajzën dhe familjen për nevojat emergjente dhe ato afagjata, punësim, shkollim e bonus qiraje.

Të Fundit