Stop -EMISIONI 49 (SEZONI 5) 7 nentor 2019-Durres/ Vendimi absurd i gjyqtarit me fatura false,per pronen e Kujtim Huqit.

“Stop” është ndalur në Durrës, për një rast korrupsioni të gjyqësorit me pronat.Kujtim Huqi tregon, se në vitin 2012 ka ndërtuar një shtëpi dhe për këtë i duhej një firmë ndërtimi e licensuar, që do të realizonte punimet.Ai lidhet me firmën e ndërtimit “Qypi sh.p.k”, të cilës i shlyen detyrimet përmes bankës.Pas 4 vjetësh, firma e ndërtimit pretendon, se Kujtimi nuk ka paguar bazën materiale dhe për të përligjur këtë pretendim, falsifikon 3 fatura tatimore.Në gjykatën e shkallës së parë Durrës, cështja po gjykohej nga Vladimir Skënderi, kur seancat u ndërprenë, pasi paralelisht Prokuroria e Durrësit, nisi një hetim për falsifikimin e 3 faturave tatimore. Në fund të procesit, gjykata shpalli fajtor firmën “Qypi”, duke dënuar me 6 muaj burg administratorin e saj. Pavarësisht këtij vendimi, gjyqtari i ngarkoi një gjobë prej 9 milionë lekësh Kujtimit.Absurdi nuk përfundoi këtu. Apeli i Durrësit dhe gjyqtari Tritan Hamitaj, vendosi të rrisë gjobën në 23 milionë lekë.

Presidenti Meta ndodhet për vizitë në Kalabri, për të marrë pjesë në një konferencë për figurën e Antonio Gramshit.Me këtë rast, “Stop” sjell një version të vecantë të këngës arbëreshe Lule-Lule.Më pas transmetojmë një video, ku tregohet, sesi një i moshuar 85 vjecar në Lushnje, ka ngecur në ashensor, pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, për të shpëtuar të moshuarin.

“Stop” i rikthehet rastit të 3 vjecarit, Omar, i rrëmbyer nga i ati, një shtetas sirian.Pas publimit të problematikës, siriani kërkcënon ish bashkëshorten, të ëmën e Omarit, ndërsa partnerja e tij, tregon përmes videove, sesi ka kaluar me djalin e vogël në 4 aeroporte me dokumenta false. Arben Llangozi, Avokati i Xhilda Lekës, tregon, se pasi këto prova u paraqitën në “Stop”, ato iu vunë në dispozicion OPGJ-së dhe Prokurorit të cështjes Leonard Filopati. Ky i fundit thotë, se e ka njohur me dy akuza shtetasin Sirian: “Kalimi i paligjshëm i Kufirit”, si dhe me “Përdorim i dokumentave të fallsifikuara”.Nga ana tjetër, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda avokati Llangozi, ka bërë kallzim edhe për shtetasen algjeriane për “trafikim të të miturve”.

Të Fundit