STOP – EMISIONI 49 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 49 (SEZONI 2)

Uniformat e policisë dhe qëndrimi i PD-së për celjen e negociatave.
Në datën 1 shkurt ministri i brendshëm Saimir Tahiri prezantoi uniformat e reja të policisë së shtetit, të cilat u inauguruan këtë të hënë. Ajo që bie në sy është vijat mbi uniformë kanë ndryshuar drejtim nga prezantimi në ceremoninë e shpërndarjes…?! Në fillim të javës demokratët kërkuan në Bruksel disa amendamente kushtëzuese për Shqipërinë për propozimin pozitiv për celjen e negociatave të anëtarësimit. Por dje, kur propozimi ishte pozitiv, ndër të parët, që e përshëndeti atë, ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Bashkia Maliq, abuzimi me lincesat e linjave interurbane.
Aurel Demika dhe Niko Emini nga fshati Rov dhe Rembec i qarkut të Korcës ankohen në “Stop”, se në mënyrë të padrejtë, u është hequr licensa për aktivitet në linjat interurbane. Ata thonë, se kanë 10 vjet, që e bëjnë këtë punë, konform të gjitha ligjeve dhe rregullave. Tashmë fshatarët e zonës duhet të dalin në rrugë në pritje të makinave të rastit, për të shkuar në Korcë.Kreu i bashkisë së Maliqit Gëzim Topciu thotë, se do ta zgjidhë cështjen në mbledhjen më të parë të këshillit të qarkut të Korcës. Po mbledhja u bë dhe licensa nuk u rinovua, pasi kundër ishte vetë ai…kryebashkiaku Gëzim Topciu.

Kronika e zgjeruar:
Një problematikë e ngritur kohë më parë, nuk ka marrë zgjidhje. Aurel Demika dhe Niko Emini nga fshati Rov dhe Rëmbec i qarkut të Korcës ankohen në “Stop”, se në mënyrë të padrejtë, u është hequr licensa për aktivitet në linjat interurbane. Ata thonë, se kanë 10 vjet, që e bëjnë këtë punë, konform të gjitha ligjeve dhe rregullave. Tashmë fshatarët e zonës duhet të dalin në rrugë në pritje të makinave të rastit, për të shkuar në Korcë. Ky ka qenë një problem i ngritur që në sezonin veror nga ana e banorëve të këtij qarku, por duke pasur parasysh që ende nuk është dhënë një zgjidhje nga ana e Bashkisë Maliq, emisioni “Stop” vendosi të transmetojë këtë problem.

Por cila është arsyeja që janë ndërpresë licensat nga ana e Bashkisë së Maliqit për këtë linjë? Ja çfarë thonë shoferët:

“Unë kam që në mars të 2005, që kam filluar aktivitetin tim për transport udhëtarësh, një biznes i vogël, mirëpo deri më 2 prill të 2016 pasi na është ndërprerë. Tani kemi hasur probleme dhe jemi pa punë sepse bashkia nuk na i rinovon licensat.

Keni kërkuar një takim me kryetarin e Bashkisë Maliq?

Unë me kryetarin kam bërë tre deri në katër herë takime, na ka pritur mirë dhe na ka thënë, që do ta zgjidh unë këtë problem.”

Ndërkohë shoferi i linjës Rov – Rëmbec shprehet për “Stop” se:

“Kam që në vitin 2012 që punoj, me licensë, me taksa të paguara, por tani na është ndërprerë licensa. Kemi bërë shumë herë kërkesa drejtuar kryetarit të bashkisë Maliq, nënkryetarit dhe nuk kemi marrë asnjëherë, asnjë lloj përgjigje për të zgjidhur këtë problem. Ne kemi bllokuar makinat, fëmijët i kemi nëpër shkolla dhe s’kemi asnjë të ardhur dhe ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Familja ime përbëhet nga gjashtë pjestarë, ku asnjëri prej tyre nuk punon, vetëm unë punoja, por tashmë edhe mua më ndërprenë punën.”

Por pas pezullimit të linjës ndërmjet fshatrave Rëmbec dhe Rov, banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë për ndërprerjen e saj. Ata tashmë janë pa një linjë dhe janë të detyruar të lëvizin në këmbë.

“Kishim një linjë fugorni, por na e ndërprenë dhe jemi të detyruar të vijmë në këmbë. Ne jemi me fëmijë të vegjël, të sëmurë, por kështu nuk mund t’ia dalësh.”

Për të shtuar sërish këtë linjë, sipas ligjit duhet një kërkesë drejtuar këshillit të qarkut, i cili ky i fundit në mbledhjen më të parë të bëjë miratimin e kësaj kërkese. Punonjësi pranë këshillit të qarkut shpjegon më tepër rreth kësaj procedure.

“Procedura që ndiqet në këshillin e qarkut, në fillim duhet të dërgojë Bashkia kërkesën, për miratimin e kësaj linje bashkangjitur edhe me oraret përkatëse vajtje – ardhje dhe në mbledhjen e ardhshme të këshillit të qarkut të miratohet.”

Kreu i bashkisë së Maliqit Gëzim Topciu thotë për “Stop”, se do ta zgjidhë çështjen në mbledhjen më të parë të këshillit të qarkut të Korcës.

“Jam njohur me problemin në fjalë, dua të them që Bashkia e Maliqit ka dhënë një linjë autobuzi nga Rëmbeci në drejtim të Korçës, por janë linja ndërqytetase të cilat paraprakisht miratohen me një vendim të qarkut ku ka të bëjë midis dy bashkive dhe në momentin kur persona të tjerë kanë ardhur për të kërkuar brënda çdo rregulli, që edhe ata të pajisen me leje, nga ana e Bashkisë së Maliqit është bërë me dije, që është dhënë një leje për këtë linjë nga Rëmbeci drejt Korçës. Për të marrë linja të tjera kërkohet një miratim nga këshilli i qarkut, për të cilën, ne kemi kërkuar dhe ndoshta do të vazhdojmë të kërkojmë, që të pajisemi me këtë leje apo vendim të këshillit të Qarkut Korçë, që të bëjmë të mundur të kemi sa më shumë persona që, ofrojnë shërbimin e transportit rrugor ndaj qytetarëve.”

Nga ky pronocim që kryetari Gëzim Topçiu ka dhënë kohë më parë duket se asgjë nuk ka ndryshur. Mbledhja e këshillit të qarkut është bërë, por licensa e këtyre shoferëve që dispononin linjën Rov – Rëmbec nuk u rinovua. Vetë kryetari i Bashkisë Maliq, nuk ka pranuar që kjo kërkesë të miratohet. Ndaj banorët e kësaj zone janë pa një mjet transporti për të udhëtuar dhe vetë shoferët janë pa punë.

Konvikti i djemve dhe rreziku i eternitit në shëndet.
Konvikti i djemve ngrihet mbi eternit, një material ky shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Drejtoresha e konviktit Artenida Lucaj pohon, se është në dijeni të këtij shqetësimi dhe u është drejtuar me shkresa ministrive përkatëse, por nuk ka marrë një përgjigje.Në drejtorinë e shëndetit publik, shefi i higjenës, Hasan Cufaj shprehet, se eterniti dhe azbesti janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut, aq sa në shumë vende të botës janë hequr nga përdorimi. Por edhe Cufaj thotë, se zgjidhja në këtë rast është në dorë të ministrive të linjës.

Kronika e zgjeruar:

Konvikti i djemve në qytetin e Vlorës ngrihet mbi eternit, një material ky shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, që në shumë vende të botës ka dalë nga qarkullimi, për shkak të problemeve që sjell në shëndetin e çdo individi. Drejtoresha e konviktit Artenida Lucaj pohon, se është në dijeni të këtij shqetësimi dhe u është drejtuar me shkresa ministrive përkatëse, por nuk ka marrë një përgjigje.

“Kemi marrë të gjitha masat, kemi bërë lajmërimin në të gjithë ministritë për ndryshimin ose rikonstruksionin e të gjithë çatisë. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prej nëntorit të vitit 2013 deri në vazhdim të gjitha shkresat i janë nisur ministrive përkatëse. Gjithashtu është e parashikuar edhe në projekt program, ndryshimi i çatisë.

Ju vetë e dini rrezikshmërinë e kësaj lënde?

Patjetër dhe jemi të shqetësuar, ndaj kemi nisur vazhdimisht shkresa. Kemi menduar që të zgjidhet në një mënyrë tjetër përderisa ministritë nuk na janë përgjigjur. Të aplikojmë për një projekt sëbashku me qarkun kemi marrë pjesë në një trajnim i cili na informonte rreth rrezikshmërisë së lartë të amiantit dhe jemi duke marrë masa në aplikim në një projekt. Faktikisht projektin e kemi bërë, gjithashtu edhe studimin, tani kërkojmë fondet për të financuar këtë projekt.”

Ndërkohë, në Drejtorinë e Shëndetit Publik, shefi i higjenës, Hasan Cufaj shprehet, se eterniti dhe azbesti janë shumë të rrezikshëm për jetën e njeriut. Por edhe Cufaj thotë, se zgjidhja në këtë rast është në dorë të ministrive përkatëse.

“Eterniti përbëhet nga komponime të ndryshme të azbestit dhe lidhjet e tyre konsistojnë në izolimin e mbulesës së ndërtesës që po flasim. Dëmet e këtij eterniti në raste thyerje ose copëtimi janë shumë të mëdha, për arsye se emeton azbestin dhe lënda e saj është e rrezikshme për organizmin e njeriut. Azbesti shkakton kancer të mushkërive, shkakton gjithashtu edhe sëmundje në organet gjenitale, pra sterilitet. Këtu nuk është detyra jonë që kjo të hiqet, kështu që ne e bëjmë me dije, i sensibilizojmë, në mënyrë që të hiqen.

Ju e keni bërë të ditur këtë problem?

Kjo është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ka vite që është bërë, por ndoshta nga ana ekonomike mund të jetë e pamundur që të hiqen. Por sa më shpejt të hiqen, sa më shpejt të jenë të izoluara nga popullata, aq më mirë është për shëndetin e tyre.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *