Stop -EMISIONI 48 (SEZONI 5) 6 nentor 2019-Bathore/ Raporti i aftesise per pune merret me 12 mije leke pa bere vizita. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 48 (SEZONI 5) 6 nentor 2019-Bathore/ Raporti i aftesise per pune merret me 12 mije leke pa bere vizita.

Problematika e rradhës na con në Bathore, pasi një banor i zonës ka një problem me qendrën shëndetësore. Mjeku i familjes, Elidjan Behluli, i ka marrë 1 200 lekë të reja për një raport mjekësor, që tregon aftësinë për punë, por pa i bërë asnjë kontroll. Procedura normale për këtë raport parashikon 5 kontrollet e nevojshme dhe kushton 200 lekë të reja.Të njëjtën gjë, me shitjen e raportit mjekësor, e bën edhe kolegia e tij, Fatbardha Dervishi.Të dy mjekët në fjalë janë filmuar, duke marrë para për këtë procedurë. Por kur i pyet gazetarja me kamera e mikrofon, mohojnë cdo gjë.

Kryeministri Rama ka zhvilluar si cdo të mërkurë takimin e bashkëqeverisjes me qytetarët. Këtë rradhë Rama u shfaq si prezantues i programit televiziv, teksa tha, se takimi i dedikohet rubrikës më të re, që ka të bëjë me problemet e sipërmarrjes. “Stop” sjell një video paralelizuese të Edi Ramës me prezantueset e programit në TVSH-në e para vitit ’90. “Zëri i Amerikës” transmetoi një material, kur tregohej, se para 15 vjetësh vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.Por sot ky numër ka arritur në 150 shqiptarë.

Rreth 1 vit më parë, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan, denoncoi ekzistencën e dy vendimeve identike me sipërfaqje të ndryshme për pronën e saj. Njëri prej vendimeve është i falsifikuar nga gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu.Pas publikimit të ‘Stop”,Prokuroria e Krimeve te Renda nisi një hetim për këtë rast.Në një akt-ekspertimit, bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, konstatohet, se vendimi i falsifikuar mban firmën e gjyqtares Pajtime Fetahu. Ndërsa firma e kryesekretarit është falsifikuar. Por si për cudi, Pajtime Fetahu vazhdon punën si gjyqtare në Elbasan, edhe pse është kapur me presh në duar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *