STOP-EMISIONI 45(Sezoni 7) 5 Nëntor 2021-Fier/ Italiani i fasonerise le punonjesit te pasiguruar, mashtrimi me niptet. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 45(Sezoni 7) 5 Nëntor 2021-Fier/ Italiani i fasonerise le punonjesit te pasiguruar, mashtrimi me niptet.

Në redaksinë tonë është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi- fasoneri në Fier me administrator shtetasin italian Benito Lanari. Zonja ka konstatuar, që prej janarit deri në shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.Pas një verifikimi konstatojmë, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera. “Stop” u drejtua në Inspektoriatin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por cështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.

Një vajzë e vogël, personazh i Piter Pan, Enia Boshnjaku, është shprehur e habitur, kur ka parë, që velinat e emisionit “Stop” flasin, madje gatuajnë edhe petulla.Një qytetar ka filmuar dy mace, që zihen, e nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës. Plazhi i Durrësit duket, se është uzurpuar nga qentë në këto ditë vjeshte.Në fshatin Diellas të bashkisë së Pustecit një grua plugon tokën,ndërsa i shoqi drejton qetë. Janë këto disa nga fotot dhe videot, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Për cështjen e fasonerisë në Fier, që nuk ka siguruar punonjësit, iu drejtuam Drejtorisë së Tatimeve në qytet, ku na u pohuan detyrimet, që ka ky administrator dhe niptet e hapura. Shtetasi italian Benito Lanari rezulton debitor edhe në bashkinë e Fierit, pasi nuk pa paguar detyrimet, që i takojnë si biznes.Këtë situatë e konsultuam me ekspertin e ekonomisë Panajot Sako, i cili e konsideron turp këtë, që është lejuar të ndodhë. Ai e shpjegon këtë situatë me korrupsionin në institucione, pasi në të kundërt, nuk do të ishte lejuar të kishte detyrime të pashlyera.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *