STOP – EMISIONI 45

AK-ja me kryq te dera e bashkisë, Mogherini në parlament!

Mëngjesin e sotëm aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protesuan para bashkisë, duke e mbyllur dhe goxhduar me dërrasa derën e këtij institucioni. Kreu i Aleancës Kreshnik Spahiu u shoqërua për disa orë në komisaritatin e policisë dhe kur doli, lëshoi një lumë akuzash dhe të sharash ndaj kreut të bashkisë dhe deputetëve të kuvendit. Në parlament mbajti një fjalë zëvendëspresidentja e KE-së, Federica Mogherini, dhe herët në mëngjes, zyrtarja e Brukselit takoi kreun e opozitës Lulzim Basha.

Spitali i kavajës paguan dy shoferë për një vend pune!

Shoferi i autoambulancës në spitalin e Kavajës Xhami Uzuni, është pushuar me pa të drejtë nga puna dhe në vend të tij është marrë një tjetër, Uzuni ka fituar me gjyq të drejtën për 24 paga dhe aktualisht për këtë pozicion paguhen dy persona.

Hit parade me videot e qytetarëve!

Në këtë pjesë të emisionit shfaqen video të dërguara nga qytetarët në adresën e emisionit Stop. Bashkia e Durrësit hedh plehrat në shesh-pushimin në mes të pallateve, kur duhet të bënte të kundërtën. Një i moshuar përdor Lanën për nevoja personale. Një sasi ilacesh transportohen me motorr. Ambulanca shtyhet nga disa qytetarë, që të ecë. Profesori “ i etur” shuan etjen në klasë.

Të Fundit