STOP – EMISIONI 45 (SEZONI 2)

Avokati i gjyqtarit të Gjirokastrës, kur të duhet të mbrosh të pambrojtshmen.
Në prokurorinë e krimeve të rënda dëshmoi sot ish kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, i shkarkuar nga detyra pas skandalit seksual të transmetuar javën e kaluar në “Stop”. Pas marrjes në pyetje, avokati mbrotjës Sajmir Vishaj, tha për gazetarët, se protagonistja e historisë është me moral dhe integritet të dyshimtë, ndaj nuk është e besueshme. Por “Stop” i servir avokatit “të djallit”,të gjitha argumentat, se pse përpjekja e tij për të mbrojtur “të pambrojtshmin”, është një betejë me mullinjtë e erës. Vendimi unanim i KLD-së, intervista e vetë Bocit në gazetën Panorama dhe dëshmia e djeshme e gjyqtares Blerta Cibuku, do të mjaftonin për të varrosur pretendimin e zotit Vishaj.

Lumi i Tiranës, një zgjidhje për banorët e Kamzës.
Nazmi Bushi, qytetari i ndjerë ka Kamza, humbi jetën në 13 shkurt 2016, pasi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, e mori lumi i Tiranës. Tragjedinë e tij, duket se e kishte paralajmëruar vetë, 10 ditë para se të ndërronte jetë, kur kishte shkuar me banorë të tjerë, të ngrinte zërin në Bashkinë e Kamzës. Djali i tij, Besniku tregon natën fatale dhe problemin e përvitshëm, që është kthyer në ankthin e banorëve.Në bashki, Artan Dervishi sqaron, se është vënë në dijeni qeveria qendrore për problemin, por ende nuk ka sjellë një eskavator, për të nisur punimet për digën e lumit.Pas interesimit të “Stop”, ministria e brendshme dhe drejtoria e emergjencave civile sjellin mjetin dhe nisin punimet, që të mos përsëriten fatkeqësitë.

 

“Atë ditë ra shi, erdhi lumi u mbush plot. Ishim duke prerë plepat dhe kishte gërryer nga poshtë uji shtratin e lumit. Aty ra babi dhe në momentin që ai ra unë hidhem ta shpëtoj. Mua më pas më nxorrën disa banorë këtu, ndërsa babin e nxorri policia atje poshtë i mbytur.

Keni vajtur, jeni interesuar për këtë problem, para se të ndodhte kjo tragjedi?

Po, kemi qenë te bashkia, kemi kërkuar të vijnë të bëjnë pritë, për të vendosur gurë. Pas katër ditësh pasi ndodhi fatkeqësia erdhën tre makina gurë dhe nuk erdhi më kush më pas për t’u interesuar.

Ndërkohë banorët e zonës ngrenë zërin e tyre në lidhje me këtë problem që po i shqetëson prej kohësh. Ata kanë bërë kohë më parë se Nazmi Bushi të mbytej një shkresë, por në bashki nuk i ka pritur askush.  

Këtu luhet, këtu ecin, këtu shkojnë fëmijët në shkollë. Është rruga jonë kryesore.Një pritë lumi kërkojmë, asgjë më shumë se po na mbyten fëmijët.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës shprehet se bashkia duhet të marrë masa, sepse sa herë ka premtuar, por asnjëherë nuk kanë qenë prezente.

Në bashki, Artan Dervishi sqaron, se është vënë në dijeni qeveria qendrore për problemin, por ende nuk ka sjellë një eskavator, për të nisur punimet për digën e lumit.

“Ne më datën 13 shkurt të 2016, kemi bërë vetëm inspektimin dhe kemi dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Brenshme, më datë 18 shkurt 2016. Brënda pesë ditëve që nga momenti i ngjarjes, ka një urdhër, urdhri 89 nga kyetari i bashkisë që thotë që të ngrihet grupi i punës për të bërë verifikimet dhe masat e ndërmarra në lidhje me situatën në fjalë. Neve i kemi dërguar një shkresë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për të na ardhur në ndihmë me një eskavator për të filluar punimet për thellimin e shtratit të lumit dhe devijacionin e ujrave në mënyrë të tillë që të mos përbëjnë probleme për të shkaktuar të tillë tragjedi që ndodhi. Por drejtoria nuk ka sjellë asnjë përgjigje. Të ndodhur përpara këtij fakti gjej rastin që nëpërmjet televizionit tuaj, të ngrihet zëri për të marrë eskavatorin, për të filluar punimet në shtratet e lumenjve dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.”

Pas interesimit të “Stop”, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Emergjencave Civile sjellin mjetin dhe nisin punimet, që të mos përsëriten fatkeqësitë.

“Sot falë bashkëpunimeve me bordin e kullimit, të cilët na kanë dërguar një eskavator kanë nisur punimet.

Është hartuar projekti total me një vlerë rreth 22 milion lekë të reja që do të dërgohet pranë drejtorisë së përgjithshme dheemergjencave civile. Presim financimin sepse mundësia e bashkisë është vetëm kjo.

Në fakt kjo është vetëm një pritë provizore që i është bërë lumit në Kamëz, deri në momentin që të bëhet një pritë e përgjithshme për të gjithë zonën”.

Historia e trishtë e Flamur Lakrës dhe ndihma nga SHBA.
Pak ditë më parë transmetuam historinë e trishtë të qytetarit Flamur Lakra, i hequr nga puna nga bashkia e Tiranës vetëm 2 vjet para se të mbushte moshën e pensionit.Një emigrant që jeton në SHBA u prek nga historia e Lakrës dhe dërgoi për të 22 mijë lekë të reja, duke premtuar ta bëjë cdo muaj këtë.Flamuri falenderoi zotin Arbi Pulaj dhe i bëri thirrje kryebashkiakut Veliaj ta kthejë në punë.

Të Fundit