STOP – EMISIONI 42 (SEZONI 2)

Qytetari hidhet në mes të katër rrugëve nga bashkia e Tiranës.
Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha janë vënë në garë, duke takuar cdo ditë banorët e fshatrave të ndryshëm të vendit, në një refren, që duket se do të na shoqërojë deri në zgjedhjet e qershorit.Një qytetar nga Tirana, Flamur Lakra, ankohet në “Stop”, se e kanë hequr nga puna, në ndërmarrjen nr.2 që varet nga bashkia e kryeqytetit.Për 2 vjet duhet të dilte në pension, por qytetari shpjegon, se drejtori Elton Kacidhja e ka hequr pa shpjegim, duke e zëvendësuar me një të afërmin e tij.

Skandali, paguaj dhe mund të bëhesh edhe shef kuzhine.
Akademia e Kuzhinës shqiptare lëshon diploma që provojnë, se ke studiuar dhe njeh kuzhinën. Një qytetar provon të diplomohet pa studiuar dhe pa ia pasur haberin kësaj fushe. Ai bën një takim me presidentin e shefave të kuzhinës Reshat Taku, të cilit i shpjegon “hallin”.Ky i fundit i thotë, që do të flasë me drejtorin, Xhemalin dhe do t’ia mbarojë këtë punë.Më tej i interesuari plotëson dokumentacionin dhe paguan 22 mijë lekë të reja. Por i ndodh një incident me të vëllain, që kërkon diplomën, dhe bën përpjekje për ta shtyrë pak procedurën…Por si me magji, certifikata është plotësuar dhe kuzhinieri i ri mund të krenohet me të…?!

Maqellara me apo pa autoambulancë?!…
Në muajin shtator ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj reklamoi me të madhe dhurimin e një autoambulance për Maqellarën, pak ditë para se të mbaheshin zgjedhjet për kryebashkiakun e Dibrës.Por një javë më pas kjo pajisje nuk ishte më në punë.Kryeinfermierja Angjelina Muca tregon, se përvecse nuk i punojnë fshirëset, autoambulanca “surprizë” e ka gjetur qendrën shëndetësore pa shofer…?!

Të Fundit