STOP-EMISIONI 40(Sezoni 7)29 Tetor 2021-Durres/ I vjedhin motorrin dhe gjen vete hajdutin, por policia e le te lire.

Pasditen e 5 tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorrin. Në videon, që ka siguruar “Stop” duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorrit, Korrado Mile, pasi zbret natyrshëm nga një tricikël i afrohet biznesit përballë motorrit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz. Islami thotë, se njoftoi policinë e Durrësit dhe efektivët, pasi panë pamjet, nisën kërkimet. Gjatë kësaj kohe Islami bën kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan,Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë.Më pas ndalet në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë grabitësit të motorrit Korrado Mile.E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë. Por kur policia u shfaq, Korrado kishte ikur.Islami i drejtohet komisaritati numër 6 dhe OPGj Herman Haka i premton ta kapë grabitësin.Dhe ashtu ndodhi.Por drejtoria e policisë në Durrës e liroi, pasi keqbërësi nuk ishte kapur në flagrancë. Problemi i Islamit është, se Korrado e ka shitur motorrin dhe thotë, se nuk e mban mend, se kujt ia ka shitur.Vec kësaj ai e quan të papranueshme, që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.

Një qytetar në Pogradec ka nderur bicikletën në ballkon, njëlloj sic nderen rrobat e larë. Në Fushë-Krujë një karrocë me kalë ecën në rrugë makinash e duket sikur bën garë me një automjet.Një foto, që po qarkullon në rrjet tregon, se presidenti Meta ka grup gjaku raki Skrapari të zier dy herë.Një njoftim në një dyqan shkruan, se të zotët e dyqanit kthehen në orën 18.00, pasi janë duke bërë seks. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Më 23 mars 2021, emisioni “Stop” solli historinë e trishtë të 3 të moshuarave, të cilat jetonin në një banesë të rrënuar në fshatin Grudë –Fushë, Malësi e Madhe.Sot, pas 6 muajsh, njëra nga motrat ka ndërruar jetë, por dy të tjerat janë zhvendosur në Shkodër, në shtëpinë e re, të mundësuar nga “Stop”, “Fundjavë ndryshe” dhe “Tirana Bank”.Flavjo, është një 7 vjecar, që ka shfaqur probleme me mëlcinë që në moshën 1 vjecare.Janë dashur ekzaminime të shumta, për t’i gjetur diagnozën të voglit dhe tani ai duhet të shkojë për kurim në Turqi. Lutjet e nënës së tij nuk përshkruhen dot me fjalë, pasi duhen 47 mijë euro për kryerjen e transplantit të mëlçisë

Të Fundit