Stop -EMISIONI 40 (SEZONI 5) 25 tetor 2019-Berat/ Konvikti i ri rri mbyllur, nxenesit jetojne ne kushte burgu!


Viti i ri shkollor ka nisur me probleme për nxënësit e shkollës profesionale “ Kristo Isak” në Berat.Nxënësit, që janë ankuar në “Stop” tregojnë, se në maj të 2019-ës, godina e konviktit u mbyll nga Bashkia për arsye rikonstruksioni. Në atë kohë u tha, se konvikti do të hapej në shtator. Por në fund të tetorit asgjë nuk është bërë.Drejtori i konviktit thotë, se gjithcka varet nga bashkia. Të rinjtë shkojnë e vijnë cdo ditë në vendet, ku banojë dhe paratë e koha, u shkojnë rrugë.Për pak nxënës, që nuk kanë se ku të rrijnë, është vënë në dispozicion një konvikt i vjetër me shumë përdorime.Aty bëhet boks, është “Kryqi i kuq”,bëhet mësim, ka të pastrehë si dhe akomodohen nxënësit, Vec faktit, që janë vajza e djem në një vend, aty nuk ka as ujë e as shërbime të tjera.Nënkryetari i bashkisë Luciano Bojaxhiu, shprehet se janë marrë të gjitha masat, që punimet të ishin cilësore, dhe kjo është edhe arsyeja e vonesës për hapjen e konviktit. Por ai premton, se hapja e konviktit të ri, do të jetë cështje ditësh.


Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, ndërsa shohin, argëtohen dhe kërcejnë me velinat e emisionit “Stop”.Por në një video të rrallë shfaqet një zog i habitur para ekranit, në nisje të programit.Data e sotme, 25 tetori, shënon 49 vjetorin e elektrifikimit të vendit.Në qendrën tregtare “Toptani”, një vajzë e re është filmuar, duke ngjitur shkallët elektrike zbritëse.


Lavdije Mala është 37 vjec, e martuar me 3 fëmijë. Ajo është e sëmurë dhe trajtohet me rreze. Lavdija tregon, se ka jetuar në Patos, por u detyrua ta lerë vendin e shtëpinë, ku i humbi jetën një foshnje, për shkak të problemeve të frymëmarrjes e lagështirës.Sot Lavdija ka vetëm një amanet: të jetojë, aq sa të rrisë djalin e vogël dhe të jetë e qetë, që fëmijët e saj kanë një cati mbi kokë. Shpesh Lavdijen e ndihmojnë fqinjët me ushqime e veshmbathje.Fondacioni Shqiptarët për shqiptarët bën thirrje, për të ndihmuar Lavdije Malën, duke vënë në dispozicion edhe të dhënat bankare.

Të Fundit