STOP – EMISIONI 4 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 4 (SEZONI 2)

Nga masakra me lumenjtë në kaosin e teksteve shkollorë!
Në pjesën e parë të emisionit Stop shfaqen disa video. Së pari tregohet masakra me grryerjen e lumit Buna. Por si për ironi, në bulevardin Zhan D’Ark, është hapur një gropë dhe është mbushur me dhe, duke shkaktuar baltë e ndotje në mes të kryeqytetit. Shpërndarja e librave shkollorë vetëm pak ditë nga nisja e procesit mësimor, është kthyer në makthin e nxënësve dhe prindërve. Rradhët e gjata kanë provokuar edhe sherre e përplasje verbale e fizike.

Shkarkohet dhe ndiqet penalisht mësuesi i korruptuar te “Karl Gega”.
Edhe gjatë ditës së sotme maturantët protestuan para parlamentit për mohimin e të drejtës së studimit për në universitete.Stop rikujton kameran e fshehtë, ku mësuesi i shkollës profesionale “Karl Gega”, merrte 30 mijë lekë të reja për të regjistruar në këtë shkollë një nxënës me mesatare shumë të ulët dhe kur regjistrimet ishin mbyllur.Ministri i Punës Blendi Klosi reagoi sot, duke shkarkuar drejtuesit e shkollës dhe cuar për ndjekje penale mësuesin e kapur “me presh në dorë”.

 

Privatizimi i “errët” i kompanisë Armo!
Emisioni Stop trajton pikat e errëta të privatizimit të kompanisë Armo. Ish ministri i ekonomisë Zef Preci, shpejgon problematikën e këtij privatizimi. Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO, ishin 595 milionë dollarë ose sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.Preci thotë, se nuk është shpjeguar kush e bleu, për cfarë shume dhe mbi të gjitha se cfarë ndodh me borxhet e Armos ndaj shtetit dhe bankave.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *