STOP-EMISIONI 38(SEZONI 6) 28 Tetor 2020- Vau i Dejës/ Gafa e OSHEE-së, drejtori kyçet në zyrë, që të mos përgjigjet.

Jemi në fshatin Paçram të Shkodrës, në Vaun e Dejës, për një problem të qytetarit Artan Matia. Ky i fundit në mars 2018 është mbifaturuar në vlerën rreth 2 milionë lekë të vjetra. Si të mos mjaftonte kjo, mbifaturimet kanë vazhduar deri në shtator 2020. Sahati shënon matje të ndryshme nga faturat, duke rënduar pa të drejtë Artanin. Pas shumë ankesave pa zgjidhje, thotë, se alterantiva e fundit i ka mbetur “Stop”-i.I drejtohemi OSHEE-së së Vaut të Dejës dhe takojmë përgjegjësin Tom Zhuri, i cili mjaftohet të thotë, se ankesa e Artan Matias, do të marrë përgjigje.Në sektorin e Kujdesit ndaj klientit zbulojmë, se nga viti 2018 deri në 2020-ën, qytetari është faturuar sipas dëshirës së lexuesit të sahatit.

Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një meme, që tregon, se një ndër arsyet, që duhet të mbani maskë, është në spital të marrin telefonin dhe ia japin gruas.Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë përfshirë në replika për masat e luftës kundër covid 19. Meta publikoi letrën, që u ka dërguar kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe ministres së shëndetsisë për masat e munguara. Por Rama u përgjigj, duke thënë, se Meta duhet të mbajë maskë vetë e të ndalë thirrjet e partisë së tij për mosmbajtjen e maskës.Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh sot, se Edi Rama duhet të menaxhojë situatën e pandemisë e t’i lerë dënglat, pasi cdo dëngël e tij është një qyetar, që humb jetën e të tjerë, që infektohen.

Për problemin e mbifaturimit të shtetasit Artan Matia, pas Kujdesit të Klientit, kthehemi sërish në zyrën e drejtorit, por nga një hyrje tjetër, pasi drejtori e kishte mbyllur derën.Ky i fundit nuk di të japë shpjegime as për mbifaturimin dhe as pë faturimin aforfe, që i është bërë Artanit në shtator të këtij viti.I vënë përballë përgjegjësisë, drejtori kërkon të largohet për punë në zyrat qendrore, por pasi bën xhiro nëpër Shkodër, ai përfundon duke u fshehur në magazinën e OSHEE-së, me pretendimin, se coi materiale pune atje.Por emisioni “Stop” e solli problematikën në drejtorinë qendrore të OSHEE-së në Tiranë, ku na konfirmuan, se kemi të bëjmë me keqfaturim, ndaj zoti Matia u clirua nga faturimi i tepërt dhe debia.

Të Fundit