STOP-EMISIONI 36(SEZONI 6) 26 Tetor 2020-Tiranë/ Mjeku i familjes i con pacientet per analiza ne laboratorin e tij privat!

Pak ditë më parë transmetuam rastin e mjekes hematologe në Fier, Merita Alimadhi, e cila i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë. Pas këtij transmetimi, në redaksinë tonë erdhën denoncime për mjekun e familjes Sinan Manjani, i cili punon në Qendrën Shëndetsore nr. 10. Ai i viziton pacientët në punën e shtetit dhe i drejton për analiza në klinikën e tij private “Neo Lab”.Në këtë mënyrë pacientët në vend që t’i bëjnë analizat falas, paguajnë 36 mijë lekë të vjetra në laboratorin e mjekut Sinan Manjani. Dritan Trepce, Zv. President Urdhrit të Mjekut shprehet, se mjeku ka thyer disiplinën, pasi nuk mund të cojë pacientët nga shteti në privat, për fitime personale. Ai thotë, se për këto raste masat janë nga vërejtje, gjobë 1 milionë lekë e deri në 3 vjet heqje të licensës profesionale.

Kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë përfshirë në replika në distancë, pas aktit të Metës, që ktheu për rishqyrtim kodin e ri zgjedhor.Rama deklaroi, se kodi do të votohet sërish pa asnjë ndryshim. Emisioni Stop, sjell me nota humori një përqasje me një pjesë nga filmi “Pylli i lirisë”, që duket se i shkon për shtat kësaj situate.Lëvizja River clean up Albania është ndalur këto ditë në Ishëm për një aksion pastrimi të grykëderdhjes së lumit.

Zamir Qamo tregon, se prej vitit 2001 jeton në Irlandë. Kur aplikoi për kartë identiteti dhe pasaportë, i vjen një njoftim nga ambasada, se ky aplikim është bllokuar, pasi një person tjetër ekziston me identitetin e tij. Zamiri thotë, se prej vitit 2017 e ka raportuar problemin e tij në Drejtorinë e Gjendjes Civile në Shqipëri dhe kjo gjë është raportuar edhe nga ambasada.Ka tre vjet që nuk merr një zgjidhje dhe pa dokumentet e identifikimit, nuk mund të bëjë asgjë. Ne u drejtuam në Drejtorinë e Përgjithshme të gjëndjes civile dhe na premtuan zgjidhjen e këtij problemi. Komunikuam me Zamirin dhe ai u kontaktua 5 minuta pasi gazetarja e “Stop” u lidh me drejtorinë e gjendjes civile.Me email Zamirit iu komunikua zgjidhja e shqetësimit të tij.

Të Fundit