Stop -EMISIONI 33 (SEZONI 5) 16 tetor 2019-Fier/ Inspektorët e AKU-se vene gjobe pa qene prezente, drejtori ngre supet.

“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i firmës “Agronom Geoponus”, Sami Aliaj, ka denoncuar një gjobë të marrë padrejtësisht nga Aku.Ai tregon, se shet tre produkte si pleh kimik për ushqyerjen e ullirit.Në datën 24 qershor në firmën e tij kanë shkuar tre inspektorë të Aku-së, në një ditë, kur subjekti ka qenë i mbyllur. Gjoba është vënë për mungesë të drejtuesit teknik dhe për mbajtjen e një pesticidi të palejuar në Shqipëri. Samiu shpjegon, se firma ka një drejtues teknik me kontratë 3-vjecare, ndërsa pesticidin e përdorte për tokat e tij.Nga pamjet filmike të biznesit të tij, nga tre inspektorët, që kanë firmosur në akt-konstatim, kanë qenë vetëm dy. Eduard Shenaj, edhe pse ka firmosur, nuk ka marrë pjesë në inspektim. Gjithashtu dhe ora e shënuar në proces-verbal ndryshon nga ora e pamjeve filmike.Në drejtorinë rajonale të AKU-së, drejtori thotë, se nuk ka informacion për mungesën e inspektorit dhe se atij i mjafton procesverbali.Edhe për cështjet e tjera drejtori thotë, se nuk mund të gjykojë, se nuk është kompetent.

Sot nostalgjikët e komunizmit përkujtojnë ditëlindjen e 111-të të udhëheqësit të tyre Enver Hoxha.Një shtetase italiane ka realizuar një video, ku tregon, sesi një veteriner në Shqipëri i ka prerë veshët një qeni pa anestezi dhe po i injekton një lëndë të lëngshme.Ajo thotë, se kjo skenë është e tmerrshme, ndaj do të kërkojë ndihmën e shoqatave të ndryshme dhe policisë së shtetit.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetori kamerën e fshehtë me prostitucion me të mitur në Korcë.Pas transmetimit të pamjeve filmike, ku disa shtetas në Korcë shfrytëzonin seksualisht gra e vajza e të mitura për qëllime përfitimi, policia e këtij qyteti,ka ndaluar dhe proceduar 4 shtetas. Ata akuzohen për “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.Dy shtetas ranë në pranga, një tjetër është shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimi penal për pronaren e lokalit.

Në bashkepunim mes tyre, ata kanë shfrytëzuar për prostitucion një të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Të Fundit