STOP-EMISIONI 32(Sezoni 8) 18 Tetor 2022-Shtepia e femijes, deshmia horror: dy vajza i zhveshen e i rrahen!

Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk kanë të sosur. Një djalë nga Shtëpia e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, tregon, se në ktë institucion, fëmijët i keqtrajtojnë. Ai tregon, se shpesh mësueset thërrasin policë, që nuk lejohet të hyjnë brenda, dhe këta të fundit, i ulin në gjunjë dhe i rrahin fëmijët për gabime të zakonshme.Djali thotë, se njëherë dy vajza 14 vjecare, i zhveshën e i rrahën. Më pas vajzat u transferuan në Shkodër.Situata të tilla, sipas djaloshit, bëhen në sy të drejtoreshës dhe psikologes.

Të dielën më 16 tetor ishte ditëlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ne ishim në varreza, aty ku komunistë dhe nostalgjikë të sistemit monist, shkuan të nderonin idhullin e tyre.

Kreu i ILD, Artur Metani, në një aktivitet mediatik shprehu vullnetin për garantimin e të drejtës së gazetarëve, në kryerjen e detyrës së tyre.Por në fakt prej muajsh, ILD nuk kthen përgjigje për shkeljen e etikës nga ana e gjyqtares së Gjirokastrës Suela Dashi. Kjo e fundit, është filmuar disa herë në një makinë me prokurorin me të cilin kishin konflikt interesi, pasi duhet të shqyrtonin të njejtat cështje.Shkeljet e zonjës Dashi u referuan në ILD, por ende sot nuk ka një përgjigje nga institucioni, që për shkelje etike ndëshkoi gjyqtaren e Elbasanit, për një video në tik-tok.

Të Fundit