STOP – EMISIONI 31

Kerry në Tiranë, para dhe pas-vizita!

Atmosfera para dhe pas vizitës së sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerry, trajtohet në këtë pjesë të emisionit. Si u përgatit Tirana për këtë vizitë të rëndësishme. Si e përdori kryeministri Rama për protagonizëm politik, dhe cfarë deklaruan sot zyrtarë të opozitës.

Ankandi i Skrapit në ish-Uzinën Mekanike!

Gazetarët e STOP tregojnë, sesi zhvillohet ankandi për skrap në ish-uzinën mekanike. Që nga marrja e dokumentave deri tek kriteret e ankandit, gjithcka të bën të mendosh për një proces të paracaktuar.

Pavioni i Pediatrisë, tmerri i qytetarëve!

Gazetarët e Stop ishin mbrëmë në repartin e Pediatrisë në ambientet e QSUT-së. Radhë të gjata dhe mungesë medikamentesh, ishte realiteti i prekshëm i “rilindjes” së shëndetësisë. Qytetarët ankohen, se nuk marrin shërbimin e kërkuar mbrëmjen e të dielës.

Të Fundit