STOP – EMISIONI 27 (SEZONI 4) 9 tetor 2018 Narkotikë kuajsh shiten në mes të Tiranës për nxënës e të rinj?! – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 27 (SEZONI 4) 9 tetor 2018 Narkotikë kuajsh shiten në mes të Tiranës për nxënës e të rinj?!

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve.Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë cdo dyshimi, tregtojnë me shumicë e pakicë, ketamine, një anestezik i fuqishëm për kafshë. Mësohet, se gjatë kamerës së fshehtë, shitësja e ketaminës, shfaqet e qartë mbi cfarë është duke bërë, por thotë, se “mallin” e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet.Mjeku veteriner Martin Toro shpjegon, se ketaminën mund ta marrin vetëm veterinerët me licensë. Ndërsa mjekja toksikologe e Spitalit Amerikan Sonila Bitri, shpjegon efektet negative të ketaminës te njeriu.

Maratona e Tiranës/ procedim penal për Tatjana Toskën.

Të dielën u zhvillua maratona e Tiranës. Renaldo ka realizuar intervista me pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv në qendër të kryeqytetit.Mbrëmjen e të martës së kaluar, “Stop” transmetoi rastin e mitmarrjes nga ana e administratores së një shoqate në Berat, Tatjana Toska.Krimi ekonomik i këtij qyteti ka deklaruar hetimin për dy vepra penale për zonjën Toska, “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “mashtrim”.

“Sabaudin Gabrani”, mësuesja e frengjishtes detyrohet të japë gjuhë.

Në shkollën “Sabaudin Gabrani” lëndën e gjuhës shqipe për klasat nga e para në të pestën e jep mësuesja e frengjishtes ose e vendlindjes.Nxënësit thonë, se mësuesen e gjuhës shqipe nuk e kanë parë asnjëherë.Drejtoresha, Anastasi Kerri, shpjegon ndarjen e ngarkesës, duke thënë, se askush nuk është ankuar, që mësuesja e frengjishtes jep gjuhën shqipe. Një prind anonim i tha gazetres së “Stop”, se mësuesja e gjuhës shqipe u gjet, pas ardhjes së grupit të xhirimit.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *