STOP-EMISIONI 22(Sezoni 8) 4 Tetor 2022- Video, burri u fut duart ne autobus djemve te rinj. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 22(Sezoni 8) 4 Tetor 2022- Video, burri u fut duart ne autobus djemve te rinj.

Me anë të një regjistrimi të fshehtë, emisioni “Stop” denoncon një person, i cili ngacmon seksualisht, duke prekur në vende intime, të rinjtë. Bëhet fjalë për një burrë, i cili nga video duket, se është rreth 30 vjec, i cili prek me duar, pa u shqetësuar qytetarët meshkuj, që përdorin autobusin urban në linjat te Rruga e Elbasanit.Një qytetar tregon, se djali 16 vjecari kishte vajtur i traumatizuar në shtëpi, pas një incidenti të tillë.Pasi morëm informacion për këtë dhe pasi pamë, sesi personi në fjalë ngacmon qytetarët, ne infiltruam agjentin tonë, i cili përdori autobusin urban për të verifikuar situatën.I riu pa u menduar dy herë ngacmoi seksualisht edhe agjentin e emisionit “Stop” dhe u largua i qetë, pasi zbriti nga autobusi.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte sot në presidencë, për një takim me pasardhësin e tij Bajram Begaj, në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve lokale. Pas takimit Meta tha, se ishte cmallur me Isa Boletinin, pikturën e marrë nga zyra e kryeparlamentarit Gramoz Ruci, kur të dy ishin në detyrë. Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u pyet për zhveshjen e tij nga detyra në ekzekutiv dhe drejtimi politik i qarkut të Vlorës. Ahmetaj tha, se ky informacion ishte nga ato lajmet e vogla, që ndoshta ta ngrefin.

Jemi në Vorë me zotin Adem Shera, të cilit në datën 25 gusht 2021, i kanë vjedhur celularin, teksa priste autobusin Vorë-Tiranë në rrugën Mine Peza. Ademi bëri denoncim në komisariatin e Vorës e më pas një punonjës me emrin Ladi e ka telefonuar, për t’i thënë, se celulari u gjet dhe do t’i kthehet. Ladi transferohet dhe i thotë, se celulari është në prokurori. Pas shumë ecejakeve, Ademi mëson, se prokurore e cështjes është Ornela Rrumbullaku, por ajo shpjegon, se telefoni ka humbur, pasi në zyrë kanë qenë dy prokurorë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *