STOP-EMISIONI 222(SEZONI 7) 11 Korrik 2022-Vlore-cudia, qytetari ther dhe ruan mishin brenda kabines elektrike.

Kastriot Lesko,një qytetar nga Vlora thotë, se ka një shqetësim, ngjitur me shtëpinë e tij, Hodo Koçaj ther dhe ruan frigoriferin e mishit te kabina elektrike.

Ai tregon, se ka vajtur në të gjitha institucionet, për t’u ankuar. Përfaqësues nga Aku rajonale Vlorë, erdhën, panë dhe ikën, tregon denoncuesi. E njejta situatë u përsërit edhe me Aku qendrore. Odiseja vazhdoi me Akm, rajonin 5, bashkinë, por askush nuk mori masa.Me kameran e fshehtë të “Stop” një qytetar shkon të blejë mish, por tregtari nuk ia tregon, se ku e mban kecin.

Pas qytetarit shkon edhe gazetarja e “Stop”, por pronari i dyqanit sërish nuk tregon, se ku e ruan mishin. Kur gazetarja e ve në dijeni për situatën, tregtari e pastron vendin e thertores.

Shqiptarët pretendojnë, se janë të talentuar në përvetësimin e gjuhëve të huaja.Ne kemi dalë në rrugë dhe i kemi pyetur, se cilat gjuhë flasin. Si e përkthejnë në gjuhë të huaj fjalën “kallaballëk”, apo shprehjen “shtati pyll e mendja fyell”.

Për mishin, që theret e ruhet në frigorifer brenda kabinës elektrike në Vlorë, gazetarja e “Stop” shkon te Aku, por nuk gjen asnjë inspektor. Juristja e institucionit thotë, se për subjektin në fjalë, është vënë 3 milionë lekë gjobë dhe masa të tjera admnistrative. Por mishi vazhdon të tregtohet jashtë standardit.Drejtori Ani Binaj, kërkon shkresë, që të cojë inspektor.Të njejtin reagim edhe AKU qendrore.Më pas i drejtohemi OSHEE Vlorë, që sjell shefin e grupit operativ. Ky i fundit thotë, se ishte lënë afat 2 javë, dhe të nesërmen frigoriferi u hoq nga kabina elektrike, duke u vënë mur.

Të Fundit