Stop-EMISIONI 220 (SEZONI 5) 3 Korrik 2020-Kucove/ Kembesori gjobitet padrejtesisht dhe i falsifikohet firma! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 220 (SEZONI 5) 3 Korrik 2020-Kucove/ Kembesori gjobitet padrejtesisht dhe i falsifikohet firma!

Ilirjan Cauli tregon, se teksa ishte për një vizitë tek të afërmit në Kucovë, në datën 4 maj 2020, është ndaluar nga policia dhe i është kërkuar karta e identitetit, të cilën ua dha policëve. Në 29 maj u njoftua nga komisariati i Lushnjes, që është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra, për shkelje. Sipas tij, në proces-verbalin,që i është vënë në dispozicion, ishte emri dhe mbiemri i tij, madje edhe firma e tij, për të cilën nuk ka asnjë ide, se kush mund ta ketë hedhur.Ne i drejtohemi komisariatit të Kucovës dhe shefi i këtij komisiariati,ia kalon kompetencat shefit të rendit, pasi ai është në dijeni dhe ka praktikën. Në drejtorinë vendore të policisë Berat thonë, se puna e tyre fillon në momentin, që ilirjani do të bëjë ankimimin e vendimit të Kucovës.Për këtë rast pyetëm avokatin Mikel Çipi, sipas të cilit qytetarit duhet t’i vihej në dispozicion proces-verbali dhe duhej të thirrej në komision.Përsa i përket nënshkrimit, nëse provohet, që nuk e ka bërë ai, kemi të bëjmë me vepër penale.

Në rrjet po qarkullojnë foto, që bëjnë humor me situatën e koronavirusit. Njëra prej tyre tregon se pas pandemisë do të na duhet të drejtojmë veshët nga përdorimi i maskave. Ndërsa tjetra na njeh me hartën e trurit këto ditë, që është e ndarë mes pushimeve, diellit, detit e relaksit.Pak kohë më parë kemi transmetuar rastin e 12 studentëve të arteve, që nuk janë matrikulluar nga institucionet arsimore.”Stop” i është drejtuar Ministrisë së arsimit, e cila ia hedh fajin Universitetit të Arteve, duke mos mbajtur përgjegjësi për shkresën e rialokimit të kuotave, firmosur nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë.

Jemi në qytetin e Patosit, pasi Ernalda Deliallisi, është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop për një problem me pagesën e lejes së lindjes pas muajit të 5-të të shtatzanisë.Ajo ka qenë punonjëse e fasonerisë “Tur Tekstil” dhe deri në muajin e 5-të i janë paguar raportet rregullisht. Por më pas nuk e ka marrë të plotë pagesën, edhe pse i ka dorëzuar raportet në rregull. Ernalda është interesuar pranë subjektit, ku punonte dhe i është thënë, se dokumentat janë dorëzuar në rregull, ndaj duhet të interesohet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë.Në këtë të fundit na u tha, se raporti i parafundit i zonjës është dorëzuar në datën 27.05.2020 dhe ka afat 30 ditë për ta dorëzuar pasardhësin. Ndërsa përsa i përket pagesave të tjera, pra shkurt, mars dhe prill arsyeja e vonesës ishte pandemia, ndaj shumë shpejt do të bëhen llogaritë dhe do të kalojnë pagesat e zonjës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *