STOP-EMISIONI 219(Sezoni 6) 8 Korrik 2021-Denoncimi/ Ishte shtruar ne spital, pacientes i vjedhin sendet me vlere.

Jemi ndalur në QSUT, pasi një paciente, e cila ka qenë e shtruar në Pavionin e Pneumologjisë në 2 maj, thotë, se i kanë humbur sendet me vlerë, në shumën e rreth 300 mijë lekëve. Ajo thotë, se askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka ndodhur.Kur ka pyetur në filli, i kanë thënë, se sendet e saj ishin në dhomën e infermierisë. Ditën tjetër, kur familjarët kanë ardhur dhe i kanë kërkuar, çanta nuk ishte më. Në shërbimin e sigurisë nuk dinë gjë dhe thonë, se nuk lejohet të hyjnë njerëz nga jashtë.

Jemi ndalur në një problem të një qytetari, i cili jeton në Itali dhe ka bërë një blerje online te “Tirana Sport” me vlerë mbi 500 mijë lekë. Kur mori mallin, konstatoi, se produktet e porositura nuk ishin ato, që ai ka bërë. Pagesa i është bërë postierit dhe faturë tatimore nuk ka marrë për blerjen.Postieri i thotë, që për problemet me mallin, duhet të lidhet me kompaninë, ku ka bërë blerjen.Të njëjtën gjë shpjegon edhe eksperti Ferjolt Ozuni.

Denoncuesja, që pretendon, se i kanë humbur sendet më vlerë, kur ishte e shtruar në QSUT, thotë, se e ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë nr, 4, por asnjë punonjës policie nuk është dukur, që të shohë nga afër situatën në spital, apo të bëjë verifikime.Në iu drejtuam drejtorisë së QSUT-së, që mohoi të kishte denoncime nga Pavioni i Pneumologjisë. Nga ana tjetër drejtoria vendore e e policisë Tiranë na deklaroi zyrtarisht, se ka kallzim për këtë ngjarje dhe materialet janë referuar në prokurori për hetime.

Të Fundit