Stop -EMISIONI 214 (SEZONI 4) 27 qershor 2019- Vlorë/ Studio ligjore Cunaj, humb gjyqin, por nuk i kthen paratë. – Stop
STOP, Të Gjitha

Stop -EMISIONI 214 (SEZONI 4) 27 qershor 2019- Vlorë/ Studio ligjore Cunaj, humb gjyqin, por nuk i kthen paratë.

Historia e radhës na con në Vlorë, ku është denoncuar “Studio Ligjore Cunaj”.Një denoncuese anonime tregon, se ka një problem me avokaten Luljeta Cunaj, të cilën e ka marrë para 3 vjetësh për një cështje prone. Për njohjen e rastit, avokatja kërkoi 500 euro, pastaj me premtimin, se këtë rast do ta zgjidhte, kërkoi 8 mijë euro. Pas dy javësh kërkoi edhe 6 mije euro të tjera, dmth 14 mijë euro në total.Këto para iu dhanë në mirëbesim, me premtimin, se do të ktheheshin, nëse humb gjyqin. 3 muaj më pas denoncuesja zbulon, se kishte humbur gjyqin, por avokatja nuk e kishte njoftuar.Tashmë zonja kërkon paratë mbrapsht dhe pas shumë sorollatjeve, avokatja i ka thënë, se do t’ia kthejë në 28 qershor.

      Dy data zgjedhjesh, filxhani i Ramës dhe hëna e Metës.

Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, filxhani i Ramës, duket se ka qenë “platforma” dhe “alternativa” e këtyre zgjedhjeve.Qytetarët nuk kanë mundur të dëgjojnë as programe e as të krahasojnë kandidatë.Presidenti Meta hyri sot në presidencë, që në orën 5 të mëngjezit, për të pritur, sic njoftoi mbrëmë, kryeministrin Rama në takim për krizën e zgjedhjeve.Por Rama vijoi takimet elektorale, madje u shpreh, se Meta është me hënë.

Tiranë/ Gjobitet dhe i merret leja e qarkullimit, Stop zgjidh problemin.

Flogert Luzi i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi e ka ndaluar policia duke lëvizur me makinë dhe pasi e ka gjobitur, i ka marrë edhe lejen e qarkullimit. Flogerti tregon, se ka licensë taksisti, por makina i harxhonte shumë, ndaj e ndërroi dhe bëri dokumentat, për t’i cuar në bashki. Sot ai kërkon vetëm lejen e qarkullimit, që ta shesë makinën, për të marrë një tjetër. Në drejtorinë rajonale të transportit rrugor Tiranë, Marjan Guri përgjegjës sektori në regjistrimin e mjeteve, shpjegon, se rasti u mor në shqyrtim. Sipas Gurit, leja e qarkullimit i kthehet qytetarit Flogert Luzi, por ai duhet të ndryshojë ngjyrën e makinës, që të mos bëhet sërish objekt penaliteti nga policia e shtetit. Flogeeti duhet të azhornojë sa më shpejt lejen, ose të ndryshojë ngjyrën e të pajiset me licensën përkatëse.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *