STOP – EMISIONI 214 (SEZONI 2)

Thirrja e dëshpëruar e qytetarit: kërkoj legalizimin për kredi për mbesën e sëmurë…
Zeni Kajo kërkon të bëjë legalizimin e shtëpisë një orë e më parë e për këtë i drejtohet emisionit “Stop”, pasi është endur zyrave të shtetit.Mbesa e tij është e sëmurë dhe mund të trajtohet në Turqi. Por për këtë i duhen 70 mijë euro, të cilat Kajo i kërkoi në bankë në formë kredie. Por për të lëvruar këtë shumë, banka kërkonte certifikatën e shtëpisë. Edhe pse ka marrë disa herë premtim për zgjidhjen e shpejtë të problemit të tij, Zeni Kajo tani shpreson tek emisioni ‘Stop”.

E pazakontë, qytetarit nga Ballshi i merr policia armët me leje, se i kishte në makinë.
Shuaip Zotaj nga Ballshi tregon, se në tetor 2016 u ndalua nga policia, ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ku mbante dhe armët e gjahut me leje.Pasi e shoqërojnë në komisariatin e policisë, i bllokojnë edhe armët, edhe lejen.Që nga ajo kohë, nuk mori asnjë sqarim të mëtejshëm, ndaj iu drejtua emisionit “Stop”.Përfaqësues të shoqatës së gjuetisë shpjegojnë, se asnjë ligj nuk ndalon mbajtjen e armëve të gjahut, kur ato i ke me leje. Ndërsa shefi i komisariatit, Perlat Leli, pas këmbënguljes së gazetares thotë, se ka vendim për pezullimin e lejes. Tani zgjidhja e vetme mbetet gjykata.

Kur presidentët amerikanë ngatërrojnë adresat e rrugëve në Tiranë.
Banorët e rrugës “Kodra e Diellit”,figurojnë në sistem, si banues në rrugën “Bill Klinton”.Njëri prej tyre, Sotiraq Kosho, që jeton në këtë zonë prej 10 vjetësh,thotë, se numri i godinës nuk korespondon me emrin e rrugës dhe kjo për godinat 25,27, 29 dhe 31.Gazetarja e “Stop” verifikon situatën dhe rezulton se rruga “Kodra e Diellit” nuk ka lidhje me “Bill Klinton”. Ajo kufizohet me “Xhon Kenedi”.Gazetarja i telefonon Zyrës së Regjistrimit të Adresave dhe ajo shprehet, se këtë procedurë e bëjnë topografët dhe punonjësja premton thjesht ta relatojë si shqetësim…

Të Fundit