STOP-EMISIONI 209(SEZONI 7)22 Qershor 2022-Peshkopi, polici dhunoi te moshuarit, gjyqtarja mban anen e tij.

Në 26 maj të një viti më parë,Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjec, nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallzim në polici për Bukuroshin.Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallzimi.Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte cështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.Prokurori i cështjes, Rifat Kojku, nuk bëri asgjë për të zbardhur ngjarjen. Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin, dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, tha, se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.Dy cështjet me Bukuroshin u ndanë dhe gjyqtarja Nertila Kape, e cila haptazi procesin e dhunës ndaj të moshuarve e zvarriti, ndërsa procesin e Ardian Mucës e gjykoi më shpejt.Gjyqtarja nuk ka pranuar bërjen e akt-ekspertimit të ri, pasi aktet e përdorura në proces ishin bazuar në fotografi mbi trupin e fashuar, jo mbi plagë.Ndërsa për procesin e dhunës së të moshuarve ajo pranon kërkesën e Bukurosh Zagradit për berjen e një akt-ekspertimi të ri.

Katari ka shpallur, se tifozët e pamartuar, që kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, gjatë kampionatit botëror, do të dënohen deri në 7 vjet burg. Spanja ka marrë vendim, se pushuesit, që do të urinojnë në brigjet dhe plazhet e këtij vendi, do të gjobiten me 750 euro.

Ne 5 maj të këtij viti ishim në Laprakë në shkollën “28 Nëntori”.Arjan Karriqi tregoi, se kishte vajzën në klasën e tretë, të diagnostikuar me prapambetje mendore. Pavarësisht, se kishte dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk kishte mësues ndihmës.Ne takuam drejtorin e shkollës, Albert Prifti, i cili u shpreh, se me këtë rast është njohur që në klasën e parë. Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në mars 2022, ka cuar raport mjeko-ligjor. Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit rezultoi, se ishte komisioni mjeko ligjor, që nuk i kishte lëshuar dokumentin, duke pretenduar, se kërkohej dokument për kemp dhe jo për mësues mbështetës.Më shumë se një muaj pas transmetimint, Arjan Karriqi tregon për, se falë emisionit tonë, u siguara mësues ndihmës për vajzën e tij.

Kastriot Xhika, një shqiptar me banim në SHBA, ka sjellë 8 karrike me rrota për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë, që emisioni “Stop” t’i shpërndajë tek ata, që kanë më shumë nevojë.

Të Fundit