STOP-EMISIONI 206(SEZONI 7) 17 Qershor 2022-Moker,mulliri i drithërit s’punon nga transformatori, OSHEE nuk ka arkiva.

Dragush Bufi, një banor i Mokrës, tregon, se që nga viti 2001 ka hapur një mulli bluarje për grurë e drithëra në fshatin Propisht, Pogradec. Çdo investim e ka bërë vetë, duke vënë edhe dy shtylla të tensionit të lartë, linjë dhe një transformator 3 fazorsh. Dragushi thotë, se ka qenë klient i rregullt i Oshee Pogradec. Por me ndarjen e re administrative ka kaluar me Agjensinë e Librazhdit. Para një muaji i vendosin një matës 16 amper me fuqi zero, që shërben vetëm për ndricim. Dragushi ka mbetur pa punë dhe shpjegon, se më parë punonte me 50 kë fuqi me transformatorin, që kishte.Në këtë moment ai shkon te arkiva e Pogradecit, që të gjejë kërkesën për shtim fuqie, por ajo nuk gjendet. Tani Dragushi duhet të paguajë 2 milionë lekë, që të bëjë shtim fuqie, se shteti s’ka letra.Ne shkuam në OSHEE Librazhd dhe Pogradec, ku komunikuam me specialisten Maria Rusi dhe Përgjegjësin Astrit Hoxha. Por ata ata thonë, se nuk kanë arkiva.

Pak ditë më parë u festua “Colour day”. Ne ishim aty dhe pyetëm të rinjtë, se cfarë ngjyre mund të kishte tradhtia.Nëse vajzave do t’u vinte princi i kaltër me kalë në ngjyrë pink, a do ta pranonin ato? Humori dhe batuata janë prezente në këtë material për të mos u humbur.

Jemi në Elbasan për rastin e zotit Emin Musai, i cili në periudhën 2005-2008 është pajisur me kontratë uji dhe ka marr ujë nga rrjeti i vjetër. Më pas është ndërprerë uji dhe Emini ka hapur pus, duke e zgjidhur vetë problemin e furnizimit me ujë.Në maj 2022 njoftohet nga përmbaruesi për një detyrim ndaj UKE në vlerën 2 milionë lekë të vjetra, detyrim i mbledhur për një periudhë 10 vjecare.Ne shkuam në UKE dhe takuam zv. administratorin Julian Dervishi, i cili shprehet, se faturimi ka vazhduar aforfe, pasi zotëria nuk ka mbyllur kontratën e hapur në vitin 2005 dhe e vetmja zgjidhje është gjykata.

Të Fundit