STOP – EMISIONI 206 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 206 (SEZONI 2)

Policia bashkiake i sekuestron karrocën, “Stop” zgjidh problemin.
Disa situata tragji-komike nga realiteti shqiptar hapin siparin e emisionit të sotëm “Stop”, në rubrikën e hitparade-t. Më pas trajtohet rasti i një qytetareje, të cilës, policia bashkiake i ka vënë gjobë 50 mijë lekë të vjetra dhe i ka bllokuar karrocën, me të cilën mblidhte bidonë plastikë.Lirie Braho i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj, t’i kthejë karrocën, me të cilën ushqen fëmijët. Gjobët për të e paguan “Stop”, dhe Liria shpreh mirënjohjen për stafin e emisionit.

Studentja e drejtësisë e regjistruar mashkull, endet zyrave, për të ndryshuar gjininë.
Në 12 shtator 1997 në maternitetin e Korcë erdhi në jetë Agni Llazi, e seksit femër. Por qysh nga ajo kohë, gabimisht u regjistrua mashkull në gjendjen civile Lozhanë.Agni, sot studente, thotë, se nuk aplikon dot as për kartë identiteti për shkak të kësaj ngatërrese.Prej një viti gjyqi për këtë cështje shtyhet dhe së fundi Agni i është drejtuar emisionit “Stop”.Studentja e drejtësisë i është nënshtruar fillimisht testit të qytetarëve, të cilët gjykojnë, se ajo është femër.Më pas edhe seksologu i poliklinikës numër 3, Kim Drasa,pas një vizite konkludon, se Agni është vajzë 24 karat…

“Dhuro një karrocë” shkon në Fier, ndihma edhe në Pogradec.
Luiza Hoxha nga Fieri iu drejtua emisionit “Stop” me kërkesën për dy karroca për fëmijët e saj Iljana 9 vjec dhe Luisi 5 vjec.Stafi i programit, bashkë me fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, bënë të mundur këtë lehtësi për familjen Hoxha. Luiza falenderon “Stop” dhe fondacionin e drejtuar nga zonja Liri Berisha, për këtë zgjidhje. Më pas ndihma solidariteti shkojnë në një tjetër rast në Pogradec.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *