STOP-EMISIONI 205(SEZONI 7) 16 Qershor 2022-Rruga ne plazhin e vjeter Vlore me 3 standarde ne 50 metra.

Jemi në Vlorë pasi banorët e rrugës “Hasan Bleta” në zonën e Plazhit të Vjetër, ankohen për rrugën, që po u ndërtohet.Rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njejtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare.

Banorët kërkojnë, që rruga të bëhet brenda standardeve.Ne shohim vetë rrugën dhe në 50 metra distancë janë aplikuar standarde të ndryshme.

Vetë banorët shkojnë në Bashki dhe një inxhinier në zyrën e Urbanistikës i thotë, që Bashkia nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Drejtori i urbanistikës, Jurgen Collaku, ishte në Ministri, por i vënë në dijeni nga gazetarja e “Stop”,tha, se do të interesohet për zbatimin e projektit të rrugës “Hasan Bleta”.

Prej ditësh kemi transmetuar raste të qytetarëve, që kanë blerë apartamente dhe i kanë me hipotekë. Por ata po detyrohen të dalin për shkak të konflikteve mes pronarëve, ose ndërtuesve dhe pronarëve të truallit.

Kristaq Qiqi tregoi, se kishte blerë një apartament në vitin 2012 në rrugën e Kavajës me kontratë të rregullt, duke u pajisur edhe me hipotekë. Në vitin 2021 u vu në dijeni nga përmbaruesi privat Besnik Bajraktari, se duhet të lironte shtëpinë, pas një konflikti mes ndërtuesit dhe pronarit të truallit. Kristaqi nuk i vuri shumë rëndësi kësaj kërkese, duke qenë se kishte certifikatë pronësie dhe në vendim, nuk përmendej prona konkrete e tij. Por në 10 gusht 2021, kur Kristaqi ndodhej në Londër, u detyrua të kthehej me urgjencë dhe e gjeti bravën e apartamentit të tij, të ndryshuar.Në rastin tjetër disa familje në zonën e OSHEE-së në Tiranë, denoncuan, se duan t’i nxjerrin nga shtëpitë, që kanë blerë prej 25 vjetësh, dhe që i kanë me hipotekë.Në mes tyre kishte edhe blerës, apartamentet e të cilëve janë shitur 4 herë.Problemi për ta ka ardhur për shkak të një konflikti midis dy ortakëtve, që kanë ndërtuar këtë pallat. “Super Beton Mati”, investitor me përfaqësues z. Gani Hoxha ish-deputet dhe “Genti Rexhepi shpk” nuk ishin marrë vesh për ndarjen e fitimit dhe tani rrezikojnë banorët të dalin nga shtëpitë pas 25 vjetësh.Për të gjithë ata, që pretendojnë, se pronarët kanë të drejtë, sjellim një udhëzim të ish ministrit të drejtëisë Ylli Manjani i vitit 2016, që u jep të drejtë banorëve dhe kërkon ngrirjen e llogarive të ndërtuesve problematikë.

Dua vetëm të dëgjoj njëherë vajzën të thotë “mami të dua shumë”. Ishte kjo thirrje prekëse e nënës së vajzës së vogël Olta Seli, që vuri në lëvizje emisionin “Stop” dhe fondacionin “Fundjavë ndryshe”. Olta Seli, nuk ecën dhe nuk komunikon, që nga lindja.Ajo edhe ushqimin e merr me shiringë. Olta ka qenë e operuar e vogël, ngaqë nuk i kanë vënë oksigjenin në mënyrën e duhur.Kurimi i saj kushton 15.000 €, por e ëma nuk e mbulon dot këtë shumë!

Shumë qytertarë ia bashkuan thirrjes sonë dhe Olta u operua në Stamboll, duke u kthyer e shëndetshme.

Të Fundit