Stop -EMISIONI 201 (SEZONI 4) 10 qershor 2019- Vlorë, 30 vjet nëpër zyra për regjistrimin e pronës, “Stop” zgjidh problemin.


“Stop” është ndalur në zonën pranë rajonit numër 2, lagja “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për një ankesë nga familja e Pirro Kulos.Vasilika Kulo tregon, se ka 30 vjet, që sorollatet nga hipoteka e Vlorës, për një certifikatë pronësie, për një sipërfaqje prej 10 300 metra katrorë, të trashëguar nga paraardhësit.Vasilika ka që nga viti 2014, që aplikon për këtë vërtetim, por nuk ka zgjidhur gjë.Specialistët e hipotekës e përcjellin, sa herë, që interesohet, ndërsa kur interesohet “Stop”-i, shfaqet juristja e hipotekës Besmira Arshia.Kjo e fundit shpjegon rrugën, që duhet të ndiqet për riaplikim, pa qenë e nevojshme, që të paguajë sërish.Ferdinand Sulaj, kryetar i shoqatës së pronarëve legjitimë,shprehet, se ka plot raste, ku institucione, që kanë të bëjnë me regjistrime pronash, të sorollasin pronarët legjitimë. Ai bën apel, që t’u jepet fund këtyre mënyrave ngatërruese dhe të stërmundimshme për qytetarët.

Nga Afrika “Rama ik”, Meta firmos çdekretimin e dates se zgjedhjeve

Një njeri me ngjyrë është filmuar duke thirrur njëlloj si opozita shqiptare “Rama Ik”! Presidenti Meta, sic kishte paralajmëruar, firmosi live cdekretimin e datës së zgjedhjeve, duke bërë në fund edhe simbolin e shqiponjës.Pas këtij akti, kryesia e PS-së u mblodh urgjentisht dhe vendosi nisjen e procedurës për shkarkimin e presidentit nga ana e parlamentit.Gjithcka u agravua pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild.

Nuk merrte xarelto me rimbursim, Stop zgjidh problemin.

Vetëm pak kohë më parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e të moshuarit Shyqyri Stari nga Durrësi, i cili nuk po merrte dot medikamentin xarelto, edhe pse e kishte me rekomandim nga sanatoriumi.Pas transmetimit të problemit, zoti Stari na dha lajmin e mirë, se më në fund kishte arritur ta merrte ilacin me rimbursim.

Të Fundit