STOP-EMISIONI 19(Sezoni 8) 29 Shtator 2022-Bulqize, vidhet tenderi i ujesjellesit, tubat lihen jashte mureve. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 19(Sezoni 8) 29 Shtator 2022-Bulqize, vidhet tenderi i ujesjellesit, tubat lihen jashte mureve.

Një vit më parë në qytetin e Bulqizës është tenderuar një projekt për ujin e pijshëm, pasi rrjeti ishte amortizuar. Por mënyra e zbatimit të këtij projekti është pak të thuash abuzive. I gjithë tubacioni është instaluar jashtë mureve të pallateve, duke vjedhur zërat në tender, që parashikon hapjen e kanaleve, për futjen e tubave, mbulimin dhe suvatimin e tyre. “Stop” pasi verifikoi rastin në terren, shkoi në zyrat e UKB-së, për të pyetur, por në këtë instutucion na u tha, që nuk kanë kompetencë, pasi tenderi është kontraktuar nga Bashkia Bulqizë.Në bashki askush nuk di të japë një shpjegim për situatën e zbatimit të projektit të ujësjellësit. Pas këmbënguljes së “Stop”, arritëm të takohemi me nënkryetarin dhe inxhinierin e Bashkisë, të cilët thanë, që nuk kishin dijeni për këtë situatë dhe na premtuan, që do të inspektojnë problemin e ngritur nga emisioni “Stop”.

Cfarë koncepti kanë shqiptarët për dredhjen? A e dredhim muhabetin, cigaren, belin? Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor, pasi disa prej tyre thonë, se e dredhin, por nuk mund të bëjnë të njejtën gjë partnerët e tyre.

Jemi në Lushnje për të takuar dy motrat Desiana dhe Xhuliana. Ato e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të paaftësisë muskulare.

Desiana Bali, 20 vjec, tregon, se që prej vitit 2011 ka humbur këmbët dhe nuk mund të lëvizë. Ajo tregon, se dalin nga pak, por jetojnë në kat të dytë dhe e kanë shumë të vështirë ngjitjen dhe zbritjen me karrocë. Sëmundja ia preu në mes ëndrrën për t’u bërë gazetare.”Stop” pasi dëgjoi historinë e dhimbshme të dy motrave, u dhuroi një motorr elektrik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *