STOP-EMISIONI 198(Sezoni 6) 9 Qershor 2021-Skandali/ Fiton testamentin si trashegimtare e vetme me dokumente false.

Denoncimi i rradhës vjen nga Elbasani, nga disa familjarë, që pretendojnë, se janë përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres, në mënyrë, që përfituese e vetme, të ishte Afërdita Musmuca.Historia e pasurisë vjen nga e ndjera Ismete Musmuca, e cila ka qenë vajzë e vetme e një familjeje shumë të pasur dhe me shumë prona në qytetin e Elbasanit.Një prej trashëgimtarëve të Ismetes, i cili vuan nga problemet mendore, Fatmir Musmuca, jeton në kushte ekstreme dhe ushqehet në mencat sociale të Bashkisë Elbasan.Testamenti problematik u përpilua në vitin 2011 nga noterja Majlinda Lato dhe në prani të avokatit Unitet Dedja në shtëpinë e të moshuarës. Verifikimi i raportit, që shoqëron testamentin, që vërteton, se Ismete Musmuca ka qenë e aftë juridikisht për të lëshuar testamentin, rezulton i falsifikuar, për pasojë është i pavlefshëm.Gazetari i “Stop”mundi të takojë përfituesen e vetme të testamentit, Afërdita Musmuca, e cila bëri bllof, duke deklaruar, se testamenti është bërë në zyrën e noteres, kur kjo e fundit pohon, se është bërë në shtëpinë e të moshuarës.

Një qytetar francez goditi dje me shpullë presidentin Makron, gjatë një takimi në Dron në Francën Juglindore.Sot parlamenti shqiptar votoi me shumicë të cilësuar votash shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tani fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese.Vetë kreu i shtetit,kur lexohej në kuvend raporti për shkarkimin e tij, priste në presidencë dhe dekoronte artistët e ansamblit folklirik të Dibrës “Haziz Ndreu”.

Në datën 1 qershor transmetuam denoncimin e zotit Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj. Ai tregoi, se i ati u ndalua në Rinas më 15 maj 2021 në zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri u shpreh, se babai i tij nuk e ka patur kurrë.Pali ka mbi dy javë në qeli. Nga ana tjetër në numrin e telefonit në fjalë, ne telefonuam dhe na u përgjigj një tjetër person, i quajtur Pal Përgjegaj, por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.Në datën 2 qershor avokatet e Pal Përgjegajt kërkuan ndryshimin e masës së arrestit, por gjyqi u shty, sepse fashikulli i dosjes nga Gjykata e Kukësit nuk ishte depozituar në Gjykatën e Apelit Shkodër.Ndrësa në 7 qershor gjykata vendosi detyrim paraqitjeje dhe qëndrim në Shqipëri për zotin Përgjegaj, deri në përfundim të gjykimit.

Të Fundit