Stop -EMISIONI 198 (SEZONI 4) 5 qershor 2019-Sarandë, abuzimi me tokën, Bashkia e Avokatura e Shtetit s’njohin prokurorinë. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 198 (SEZONI 4) 5 qershor 2019-Sarandë, abuzimi me tokën, Bashkia e Avokatura e Shtetit s’njohin prokurorinë.


Rasti i rradhës na con në Sarandë. “Stop” tregon, sesi përfitoi familja Gruma një sipërfaqjë toke prej 85 mijë m2 në vitin 1994 me dokumenta të dyshimtë.Në vitin 2014 prokuroria e Sarandës hetoi dhe gjeti falsifikimin e dokumentave, që bënë pronar familjen Gruma, në një kohë, që kësaj familjeje i takonte vetëm 12 mijëe m2.Prokurori e pushoi cështjen, pasi vpera penale ishte parashkruar por urdhëroi institucionet, që të ndreqnin pasojën. As bashkia e Sarandës dhe as Avokatura e Shtetit nuk kanë reaguar ndaj vendimit të prokurorisë për të rregulluar këtë pasojë, por kanë mbyllur sytë, duke dhënë sërish leje në këtë tokë të marrë padrejtësis

Përgjime shqiptare Dako-Avdylaj në mediat gjermane.

Gazeta gjermane Bild ka publikuar të tjera përgjime mes eksponentëve të bandës së Avdyljave dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.Në bisedat e përgjuara dalin në pah lidhjet mes pushtetit e krimit. Avdulajt kërkojnë favore e kërcënojnë punonjës të UKD e institucioneve të tjera, që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017.Prej ditësh emisioni “Stop” ka publikuar rste të bullizmit mes adoleshentëve, por policia nuk ka reaguar. Për njërin prej rasteve, “Stop” ka mësuar, se ka kallzim dhe emra në zyrat e policisë, por sërish nuk është bërë asgjë.Nga ana tjetër, pas cdo proteste të opozitës, policia njofton arrestimin e protestuesve, bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucioneve

Tiranë/ i moshuari abuzon seksualisht me djalin e mitur.

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop”transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67 vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj.Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Vlorës, ku i kërkon informacion të plotë për rastin e rëndë.Më pas “Stop” transmeton një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *