STOP-EMISIONI 196(SEZONI 7) 3 Qershor 2022-21 vjeç, as mjeke e as infermiere, por ben trajtime delikate në fytyre.

Pas qendrave estetike, sot flasim për një tjetër klinikë “Elda Klinik”, e cila, sipas denonuesve bën shumë procedura të paautorizuara. Elda Elezi, personi që bën dermapenin,peeling kimik, apo tërheqjen e fytyrës, është vetëm 21 vjece dhe nuk është mjeke. Ne pyetëm tek Urdhri i Mjekut dhe Urdhri i Infermierit dhe na kthyen përgjigje, se Elda Elezi nuk figuron as si infermiere dhe as si mjeke dhe nuk është e licensuar.

Politikanët shqiptarë njihen për luksin, në të cilin jetojnë. Ne kemi pyetur qytetarët shqiptarë, sesa të pasur apo të varfër janë njerëzit, që na drejtojnë.Nuk mungon humori nga ana e të intervistuarve, lidhur me “mjerimin” në të cilin janë zhytur “kokat” e kombit”.

Pasi gjetëm klinikën “Elda Klinik”, zbulojmë, që Elda Elezi, përvecse nuk është mjeke, nuk e ka as klinikën e saj në adresën, që reklamon. Administratorja Keit Musta thotë, se Elda është punonjëse dhe nuk bën dermapen aty.

Elda rezulton, se ka mbaruar një kurs të “New Generation”, por ky insitucion na thotë, që nuk bën specializime për dermapen.Monika Fida, Mjeke dermatologe, shprehet, se ky është një fenomen skandaloz, të cilit duhet t’i jepet fund. Sipas saj persona të pa kualifikuar po marrin përsipër të luajnë rolin e mjekut, duke rrezikuar pacientët. Dermapenin duhet ta bëjë një mjek i specializuar dhe jo një person, që nuk njeh as shtresat e lekurës dhe anatominë e fytyrës.

Të Fundit