STOP – EMISIONI 195 (SEZONI 2)

1 qershori i vjedhur nga politika dhe tabletat e munguar në shkolla.
Plot 4 vjet më parë, në qershor 2013, Edi Rama, atëherë kandidat për kryeministër ishte mes fëmijëve në Vlorë, ku premtoi tableta nëpër gjimnaze e dalëngadalë edhe shkollat 9-vjecare.Por sot gazetarja e “Stop” ka realizuar një vëzhgim dhe intervista në disa nga gjimnazet e Tiranës dhe periferisë, aty ku përdorimi i tabletave ka mbetur thjesht një premtim elektoral.Një makinë policie në Shkodër ka ngecur nëpër shkurre, duke demostruar, sesa i gatshëm ëshët ky automjet, për aksione emergjence…

E rrallë, qytetarja në Pukë gjobitet për kioskën në Tale të Lezhës.
Diana Kola banuese në qytetin e Pukës, denoncon në Stop, se një ditë, në mënyrë të papritur, i vjen një letër nga përmbaruesi, ku njoftohet, se i mbahet paga, për shkak të një lokali të vogël në Tale të Lezhës.Diana tregon, se nuk ka shkelur kurrë në Tale dhe për rastin e cuditshëm, ka hapur edhe gjyq. Julian Bistri, specialist pranë IKMT-së,tregon, se zonja ka patur një kioskë pa leje me konstruksion metalik në bregdet, për të cilën është gjobitur.Nga ana tjetër në njësinë administrative Shën Koll, kreu i saj Albert Rrusti shpjegon, se në bazë të verifikimit, rezulton, se personi, që kishte kioskën, është Diana Pjetër Kola, e ditëlindjes 1969. Ndërsa personazhi i “Stop” është Diana Ndue Kola e ditëlindjes 1966, pa asnjë lidhje me kioskës në Tale.

“Unë jam Diana Kola nga Puka, jetoj prej 27 vitesh atje dhe punoj pa asnjë shkëputje. Një ditë më vjen një letër, në nëntor të vitit 2016, që unë kam hapur një kioskë në Tale të Lezhës. Në fakt unë atë kioskë as nuk e kam hapur, as nuk di asnjë gjë. Ky përmbaruesi atje te ma ka çuar 120 mijë lekë (të vjetra) në muaj, të cilën unë do e paguaj për një vit. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, është prishur një kioskë thotë në breg të detit, me dimensione 2 me 3 për biznes në rërë. Unë në rërën e Tales nuk kam shkelur as një herë të vetme. Prandaj i jam drejtuar emisionit tuaj, që kjo gjë nuk më takon dhe kërkoj drejtësi te ju.”

E pyetur nga gazetarja e emisionit “STOP” se nëse ka qenë pjesëmarrëse në gjyqin e kryer nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Diana Kola shprehet se prej vitit 2012 deri më 2016 nuk është njoftuar asnjëherë dhe se është vënë në dijeni për çështjen vetëm nga shkresa e ardhur nga përmbaruesi.

Gazetarja i drejtohet këtij inspektorati për të marrë pyetur se si është bërë proces verbali dhe vendimi për dënimin me gjobë ndaj Diana Kolës, pa patur gjeneralitetet e plota. Jualian Bistri, një prej specialistëve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shprehet se proces verbali është mbajtur nga ekspertët e IKMT-së, duke u konstatuar objekti pa leje, që ka qenë një kioskë me konstruksion metalik.

“Është mbajtur duke verifikuar që ka qenë e zonjës Diana Kola. Zonja ka qenë me banim në Tale të Lezhës, në plazhin ku është mbajtur proces verbali. Është verifikuar që është zonja në fjalë. Kur është pa leje, në asnjë vend nuk është shënuar Diana me emër, emër babai apo mbiemër,  nuk është diku e regjistruar. Normalisht, kur kanë vajtur inspektorët e institucionit tonë për të mbajtur proces verbalin, është mbajtur me emër dhe mbiemër. Andej e tutje është verifikuar në terren nga inspektorët tanë që objekti në fjalë ka qenë i zonjës në fjalë.”

Gazetarja – Çfarë dokumenti tjetër e identifikon që bëhet fjalë për Diana Kolën?

“E para një herë, Diana Kola ka hapur një proces gjyqësor kundrejt institucionit tonë, apo jo? Në bazë të relacionit, që është bërë edhe nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, është vërtetuar që është i vetmi person sepse ky informacion është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe ai person që ka banuar në atë zonë ka qenë shtetasja konkrete.”

Ndërsa Kryetari i Njësisë Administrative Shënkoll, Albert Rrusti shprehet se objekti i paligjshëm i përket Diana Pjetër Kolës, e datëlindjes 23.01.1969 dhe jo Diana Ndue Kolës, e cila ka lindur më datë 08.08.1966.

“Nuk ka lidhje fare me vendosjen e kioskës në bregdetin e Tales!”

Por kush ka të drejtë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile apo Njësia Administrative Shënkoll? Kush e zotëron në të vërtetë këtë kioskë të paligjshme, Diana Pjetër Kola apo Diana Ndue Kola?

Lutja e të arratisurit për drejtësi, “Stop” liron të dënuarin padrejtësisht.
Më 13 korrik 2016, “Stop” transmetoi cështjen e një ndërtimi pa leje, për shkak të të cilit, Gjykata e Elbasanit dënoi të birin e atij që kishte ndërtuar. Gëzim Xhepexhiu vendos të arratiset dhe sot i drejtohet emisionit “Stop” përmes Skype-t, me kërkesën e vetme, që Gjykata e Lartë të përshpejtojë procesin, pasi po jeton i izoluar.

“Babai im ka ndërtuar një hotel llixhë, meqë kishte llixhë në fshat. E ka ndërtuar pa leje, por si të pandehur, që ka thyer ligjin, jam marrë unë Gëzim Xhepexhiu, i biri i tij. Babai është gjallë, biles ka qenë në gjykatë ka pranuar që e ka bërë ai. Gjykata nuk i është bindur këtij sepse duke parë në moshë të thyer, ky nuk e mban burgun, por e mban i biri. Ndërtimin e ka bërë babai se unë jam me banim në Itali dhe burgun e bëj unë! Në gjithë dosjen që ka Gjykata e Apelit nuk gjendet asnjë… me leje ndërtimi është babai im, me kontratë dritash është babai im, me leje shfrytëzimi është babai im, me leje që e strukturon sot, që i ka dhënë leje Bashkia e Gramshit është prapë babai im!”

Gëzim Xhepexhiu, më datë 13 Korrik 2016, është shprehur se është marrë vendimi i prerë dhe se urdhri për arrestin e tij varej nga gjyqtari Arben Vrioni, i cili mund të lëshohej nga momenti në moment.

“Prandaj i bëj thirrje Presidentit, Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm që ta shikojnë edhe një herë problemin tim!”

Por që prej këtij momenti, Gëzim Xhepexhiu është arratisur në drejtim të paditur dhe kërkon të kryejë një lidhje në Skype me emisionin “STOP” për të kërkuar që gjykata të përshpejtojë procesin.

GëzimiPërshëndetje!

Gazetarja – Si jeni?

GëzimiDhe aq mirë nuk jam, se jam në arrati.

Gazetarja – Kemi informacion se pas intervistës për emisionin “STOP” ju jeni arratisur. Pse?

GëzimiPër arsye sepse nuk isha unë shkaktari që duhet të kryente dënimin, por ishte ky. Ky është babai im! Ky zotëri, ky ka ndërtuar pa leje. A më kuptuat?  Tani ne jemi të dy të dënuar, edhe babai im edhe unë. Babai im ëshët fajtor se ka ndërtuar pa leje. Po unë ç’kusur kam? Unë megjithëse jam arratisur nga Shqipëria, jam shumë i indinjuar sepse kam humbur me punë, kam humbur me dokumenta, i kam humbur të gjitha! Kuptohet edhe familjen sepse as me ato nuk mund të jetoj.

Emisionit “STOP” i jam drejtuar vetëm e vetëm se pse po vonon data e gjyqit. Është hedhur shorti nga shtatori i 2016-ës dhe po vjen shtatori i 2017-ës.

Gazetarja – Për sa kohë do të qëndrosh i fshehur?

Gëzimi Derisa të marrë një vendim Gjykata e Lartë.

Gazetarja – Kush është apeli jot?

GëzimiTë zhvillohet sa më shpejt gjyqi që të marr vesh kush do të dënohet. Do të dënohem unë apo babai? Ju faleminderit për intervistën! Shpresoj që do të ma zgjidhni sa më shpejt!

Gëzim Xhepexhiu i vendosur shprehet se do të jetoje në arrati deri sa të vendoset drejtësi dhe të dënohet ai që e ka bërë ndërtimin pa leje, pra i ati i tij, Avni Xhepexhiu.

Të Fundit