STOP-EMISIONI 191(SEZONI 7) 27 Maj 2022-Dimal/ Qytetari: M’u lodh gruaja e i bleva brumatrice, pajisja nuk punon.

Dilaver Reka, një banor i Dimalit, tregon, se për të lehtësuar gruan, në 12 maj 2022, porositi online një brumatriçe tek faqja “Hoff Bakerman”.Por porosia nuk i erdhi e saktë, sepse nga 6 kg, i vjen 4 kg, dhe nga 3 pajisje rrahëse kishte vec 1. Si të mos mjaftonte kjo, pajisja nuk punonte.Dilaveri i shkruajit kompanisë, por nuk mori përgjigje. Garancia e produktit është 3 vjet, por pajisja nuk punoi asnjë ditë. Askush nga kompania nuk i kthen përgjigje në facebook, edhe pse kur e bleu, ishin shumë të gatshëm t’ia sillnin.

Këto ditë politika shqiptare është përfshirë nga ethet për zgjdhjen e presidentit të ri të vendit.Ne kemi pyetur qytetarët në rrugë, sesi e duan kreun e ri të shtetit shtatlartë, sy petrit apo hundshkabë. Mes emrave, që kanë dalë në qarkullim një qytetarët thanë, se nuk kanë ndonjë ndryshim e nuk presin ndonjë gjë të madhe.

Për problemin e qytetarit Dilaver Reka, gazetarja e “Stop” komunikon me kompaninë “Hoff Bakerman”.Pas ndërhyrjes sonë, përfaqësues të firmës premtojnë ta kthejnë pajisjen të nesërmen, sapo të flasin me administratorin.

Dhe në fakt ashtu ndodhi. Produkti u ndërrua dhe qytetarit i erdhi një brumatriçe 6 kg, me 3 pajisje dhe kësaj radhe funksionale.

Të Fundit