Stop -EMISIONI 19 (SEZONI 5) 26 shtator 2019- Vlore/ Zinxhiri korruptiv mijera euro per kalim ilegal te kufirit.

Fatjon Imamaj denoncon në “Stop”, mënyrën sesi u mashtrua vëllai i tij nga një sekser, i cili i premtoi, se do ta ndihmonte të kalonte ilegalisht kufirin nga porti i Vlorës. Fatura e bashkëpunimit polic, opgj, prokuror dhe avokat i shkoi 4000 euro.Pasi Meteli Imamaj, cështja shkoi në Prokurori dhe Meteliu ndenji 4 ditë në paraburgim. Fillimisht i pagoi 500 euro sekserit dhe 1000 avokatit, pasi gjysmat do të shkonin për prokurorin e cështjes. Një milionë lekë ishte gjoba nga shteti për kalim të paligjshëm të kufirit.Fatjoni tregon, se u detyrua, që skemën e korrupsionit, ta zbardhë përmes emisionit “Stop”, pasi policia dhe prokuroria e Vlorës, nuk po bëjnë asgjë lidhur me denoncimin e tij. Përmes kameras së fshehtë, avokati pranon, se paratë janë marrë për prokurorin, ndaj nuk mund të lëshojë as kupon tatimor.

Në vend u ndje dje “boshllëku” i krijuar nga mosmbajtja e takimit të kryeministrit Rama për bashkëqeverisjen me qytetarët.Por sot vendi u “përball” edhe me mungesën e seancës parlamentare. Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u nderua dje nga Universiteti i Shkodrës me cmimin e karrierës. Në fjalën e saj, Topalli tha, se ka ardhur koha, që të largohen 4 shahistët e politikës dhe në vend të mbetet populli.

Pas kërkesës së Komisionit Europian, EMA( agjencia europiane e barnave) ka njoftuar në 13 shtator, se ka nisur të rishohë medikamentin ranitidinë. Kjo erdhi pas disa testeve, që tregonin, se disa nga këto produkte përmbanin një papastërti të njohur si NDMA, dhe që mendohet, se shkakton kancer. Në të njejtën datë, FDA, që administron ushqimin e barnat në SHBA, njoftoi, se u mësua, se disa produkte me përbërje ranitidine, të njohur edhe me emrin Zantac, kanë rezultuar me përbërës kancerogjen.Nga ana tjetër agjencia farmaceutike italiane ka njoftuar bllokimin e ilaceve: Buskopan, Ranidil, Zantac etj.Por në Shqipëri njoftimi është bërë vetëm mbrëmjen e djeshme nga Agjencia Kombëtare e barnave dhe pajisjeve Mjekësore e nëpër farmaci, këto medikamente shiten lirisht e pa asnjë njohuri.

Të Fundit