Stop-EMISIONI 188 (SEZONI 5) 20 Maj 2020-Vore/Bashkia falsifikon dokumentin, qe te shembe pallatin e demtuar nga termeti!

Vora ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në vend.Shkëlqim Cela, banor i pallatit 8/1 në lagjen “Demokracia” tregon, se pallati i tij pësoi dëmtime të lehta, ndryshe nga ndërtesat rrethuese.Por ai thotë, se bashkia e Vorës ka nxjerrë vendim për prishje të pallatit, të cilin instituti dhe ekspertët e vlerësuan me dëmtime të lehta. Bashkia Vorë madje u jep bonus qiraje disa banorëve të pallatit në fjalë, edhe pse këta të fundit banojnë aty. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, Bashkia rezulton të ketë falsifikuar dokumentet e mbledhjes së Këshillit bashkiak,për të arritur në qëllimin e shembjes së pallatit. “Stop” ka siguruar dokumentin e falsifikuar nga Bashkia Vorë, e cila në datën 21 nxorri vendimin, por u mblodh në datën 24, pra pas 3 ditësh.Stop tregon, sesi është manipuluar situata, vetëm se Bashkia kërkon të shembë këtë pallat për interesa okulte.

Sot është dita ndërkombëtare e bletëve dhe emisioni Stop nis me një këngë për bletët.33 mjekë dhe infermierë në vend kanë nisur grevën, për shkak se nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar, edhe pse thonë, se ishin në vijën e parë të frontit të luftës me covid 19.Një ditë më parë mediat e huaja transmetuan pamjet e mënyrës, sesi e pritën mjekët në Bruksel vizitën e kryeministres, duke i kthyer kurrizin, të pakënaqur nga menaxhimi i krizës së coronavirusit.

Në datën 7 maj transmetuam problemin e Drejtorisë së Formimit profesional, që në kohë pandemie, pushoi nga puna 20 instruktorë, në shkelje në kontratës.Për muajin mars u paguan për vetëm 9 ditë, edhe pse ishin me kontrata 6 mujore deri në 1 vjecare.Pas dy muajsh drejtoresha e këtij institucioni, Ollga Gjokaj,ka pritur në një takim punonjësit e saj.Ajo është shprehur, se është e thyer nga veprimi, që kanë bërë punonjësit e saj, duke u thënë, se cdo gjë mund ta trajtonin në drejtori dhe jo lart e poshtë.Në fund ajo premton, se kontrata do të rinovohet. Pas ndërhyrjes së Stop, ka reaguar edhe AKPA, agjensia e cila ka në varësi këtë drejtori, duke thënë, se do të merren masa për këtë rast. Etleva Gjokaj, Drejtoresha e Menaxhimit në AKPA shpjegon, se punonjësit part-time u pezulluan, pasi ata nuk mund të zhvillonin mësim on line, ndërsa ata full-time, mund të merreshin edhe me kurrikulat. Sipas saj, nëse këta instruktorë nuk marrin pagën e luftës, atëherë do të marrin asistencë, që është e barabartë me pagën e luftës.Kontrata për ta nuk është prishur, ndaj do të rifuten në punë pa konkurs.

Të Fundit