STOP-EMISIONI 186(SEZONI 7) 20 Maj 2022-Kombinat/Punonjesja e postes gabon pagesen, kthen parate nga xhepi.

Entela Zeneli, një qytetare e Tiranës, tregon, se ka një problem me Postën Shqiptare, dega Kombinat, sepse nga nëntori 2021 ka hedhur 2 muaj sigurimet shoqërore, rreth 140 mijë lekë të vjetra. Por ajo ka parë, se pagesa nuk i ka kaluar në ISSH. Punonjësja Vjollca Gogollari, ia ka kaluar gabimisht një qytetari tjetër, Eltjon Sadiku, dhe Vjollca ka 4 muaj, që nuk po e zgjidh dot problemin.Qytetarja i drejtohet postës në Kombinat dhe takon punonjësen Vjollca Gogollari dhe përgjegjësen e saj dhe të dyja thonë, se nuk mund t’i paguajnë nga xhepi paratë e sigurimeve të zonjës, edhe pse vetë e kanë bërë gabimin. Kur në postë shkon gazetarja e “Stop” me kamera, punonjësja i paguan paratë nga xhepi dhe problemi i Entela Zenelit u zgjidh. Ndërsa punonjëset e postës tani shpresojnë, që këtë shumë ta kthejë ai, që i përfitoi gabimisht, shtetasi Eltjon Sadiku.

Filtrat e instagramit janë kthyer në një mënyrë, me të cilën vajzat e shoë bizzit dhe jo vetëm, përpiqen të përmirësojnë imazhin e tyre.Ne kemi pyetur të rinjtë për këtë trend dhe shumë prej tyre thonë, se janë të zhgënjyer nga realiteti i vajzave. Ata shprehen, se kanë në kokë tjetër imazh, por kur takojnë vajzat, u dalin si të tjera.

Një vit më parë kemi transmetuar denoncimin e zotit Taulant Cela, administrator i një biznesi privat, që jep makina me qira në afërsi të Rinasit,Tiranë, Ai tregoi për mbajtjen të bllokuara të dy automjeteve, një golf 4 dhe një Mercedes ML nga dy prokuroritë, ajo e Peshkopisë dhe Pogradecit. Në rastin e Pogradecit, një qytetar u kap me makinën e dhënë me qira, duke transportuar shtetas sirianë. Autori u arrestua dhe makina e Taulantit nuk u kthye. Prokurori Gjergji Ceka u shpreh, se me mjetin është bërë krim, edhe pse autori i krimit u zbulua dhe u vu në pranga.Por pasi u mësua, se “Stop” po ndiqte këtë cështje,prokurori ndryshoi version, duke vendosur kthimin e mjetit Taulant Celës.Ai ka shkuar në policinë e Korcës, e në fillim i kanë thënë, se duhen dokumentat zyrtare dhe më pas, se nuk janë dokumentat e makinës. Pas shumë peripecish Taulnat Cela mori makinën, me të cilën zhvillon biznesin e makinave me qira. Marios, 23 vjeç prej dhjetorit, kur kaloi 12 ditë në koma, nuk i funksionojnë të dyja veshkat. Ai trajtohet me dializë, por duhet urgjentisht transplanti i veshkave, që të mund të jetojë.Operacioni kushton 20.000 € dhe duhet të kryhet menjëherë, pasi rrezikohet jeta e tij! Ky është apeli i fundit nga familja e Marios, i cili vjen përmes emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”.

Të Fundit