STOP-EMISIONI 17(Sezoni 8) 27 Shtator 2022-Masakroi gruan per rimodelim barku, gjobitet “Sante Plus”. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 17(Sezoni 8) 27 Shtator 2022-Masakroi gruan per rimodelim barku, gjobitet “Sante Plus”.

Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi, që për 1900 euro të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë. Pas ndërhyrjes zonja tregon, se nuk i vunë kateter e nuk mund të shkarkohej. Për pasojë u fry dhe iu rrit shumë albumina.Në këto kushte e cuan në QSUT për ndihmë më të specializuar.Kur u kthye në Sante Plus, plagët nuk po i mbylleshin, ndaj e rioperuan.Shkoi në shtëpi e pas banjos, barku iu hap plotësisht. Në Sante Plus zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe këthizën. Zonja tregoi, se kjo situatë ka futur në depresion gjithë familjen e saj.Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën. Lidhur me këtë rast, zëvendëspresidenti i Urdhrit të Mjekut Dritan Trepca, thotë, se Urdhri nuk bën kontrolle dhe nuk ka fuqi ndëshkuese. Kontrollet i bën Inspektoriati shtetëror shëndetsor, ndaj dhe ne u drejtuam në këtë institucion.Pas këmbënguljes sonë, Inspektoriati u mjaftua të gjobisë me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus” në vuri në rrezik jetën e një pacienteje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *