STOP-EMISIONI 174(Sezoni 6) 6 Maj 2021- Berat/ Konflikti i punonjeses me kryebashkiakun, ky i fundit e hedh ne rruge

Ndodhemi në qytetin e Beratit për ankesën e zonjës Mimoza Xhani, e cila ka punuar si Shefe e Inspektimit dhe parandalimit në Zjarrfikse ose Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi Berat. Ajo tregon, se prej 10 vitesh ka qenë punonjëse aty. Në vitin 2017 komandohet si drejtoreshë dhe me varësi nga Drejtoria e përgjithshme e Mzsh në Ministrinë e Brendshme.Sipas strukturës, sektorët e dy punonjësve Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi nuk ishin të përfshira dhe ata prej 2 muajsh nuk ishin në atë drejtori. Zonja thotë, se kërkon delegimin e saj në funksionin e mëparshëm, pasi ish-kryetari i bashkisë i kërkonte largimin e dy punonjësve të tjerë, që nuk ishin në kompetencën e saj. Një vit pas vendosjes së drejtorit të ri, dy ish punonjësit Artan Merko dhe Dilaver Grëmshi kishin bërë një kallëzim për zonjën, me pretendimin se nuk i kishte marrë në punë dhe për shpërdorim detyre. Ajo thotë, se menjëherë pas kësaj u pezullua nga puna në tetor të vitit 2020, edhe pse Bashkia Berat, duhet të mbante përgjegjësi, pasi struktura ishte e miratuar nga vetë ajo.Qytetarja Mimoza Xhani shkon të takohet me kryetarin e Bashkisë dhe ai i thotë të bëjë shkresë, edhe pse ajo ka qenë disa herë aty dhe ka paraqitur shkresë.

Presidenti Meta refuzoi sot të paraqitej në Komisionin Parlamentar të Ligjeve,për të folur për hetimin parlamentar ndaj tij.Meta u shpreh, se kishte impenjime të tjera dhe mund të paraqitej në 10 maj, në ditën e drejtësisë. Transmetuam dje apelin për fëmijën Dion Xhecuka, i cili është vetëm 17 muajsh dhe që prej lindjes endet nëpër dyert e spitaleve, pasi ka lindur me një problem të rrallë në veshka. I vogli duhet të kryejë një ndërhyrje në Itali, të cilën shoqata Shqiponja APS në Reggio Emilia e ka marrë përsipër. Për të përballuar kostot e qëndrimit, ushqimit e transportit, prindërve u duhen rreth 20 mijë euro. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bënë apel për solidaritet, për të shpëtuar jetën e Dionit të vogël dhe gjysma e shumës është mbledhur në pak orë.

Për problemin, që shtron zonja Mimoza Xhani, ekziston një vendim i gjykatës administrative të shkallës së parë, që detyron drejtorinë e Mzsh, të pranojë në punë dy punonjësit e larguar, por gjithmonë duke u mbështetur tek shkeljet e drejtorit të mëparshëm. Ne si “Stop” shkuam të takonim kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, por kryebashkiaku jo vetëm nuk ktheu asnjë përgjigje, por u tregua arrogant në komunikim me gazetaren, duke mos marrë përsipër as përgjegjësinë e situatës.

Të Fundit